Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres është zgjedhur si transferimi më i mirë gjatë merkatos së janarit.
Zgjedhja është bërë pas një sondazhi në portalin “Uefa.com”, ku kanë votuar lexues të shumtë.
Pas tij doli përforcimi i ri i Mançester Sitit, Vilfried Boni.
I treti u radhit përforcimi i ri i Romës, Seidou Doumbia, i cili erdhi në “Olimpiko” nga CSKA Moska.
Në vendin e katërt u rendit Xherdan Shaqiri.
Ndërsa i pesti u votua Andre Shurrle, i cili u largua nga Çelsi duke u rikthyer në Bundesligë tek skuadra e Volfsburgut.