Sa vite i duhen një shqiptari të fitojë sa Kristiano Ronaldo

5 Shkurt 2015, 15:33Sport TEMA

Të fitosh sa Kristiano Ronaldo, kjo është loja më e re që propozon faqja prestigjoze britanike BBC, e cila ka postuar së fundmi një makinë që llogarit sesa vite i duhet një personi normal që të fitojë pagën vjetore të Kristianos Ronaldos.

Duke qenë se jetojmë në Shqipëri, ne morën një mesatare mujore prej 45.000 lekësh dhe e vendosëm në makinën llogaritëse.

Rezultati ishte se Ronaldos i nevojitet më pak se një minutë punë për të përfituar pagën mesatare të një shqiptari në një javë, duke qenë se paguhet 18 milion e 200 mijë euro në vit.

Ndërkohë që një shqiptar me një pagë 45 mijë lekë në muaj, do të duhej të kishte lindur 30.346 vjet më parë, ose më ekzaktësisht në vitin 28.331 para Erës së Re dhe rreth 16 mijë vjet para përfundimit periudhës së akullnajave, raporton Sport News.

6 komente në “Sa vite i duhen një shqiptari të fitojë sa Kristiano Ronaldo”

  1. topekeci says:

    185 888 563 451 vite

  2. krasta says:

    Enveri do te te jepte nje pergjigje te sakte per pagen e ketij Ronaldos dhe Ronaldove te tjere…..

  3. Gezimi says:

    Kjo bote eshte tej mase e cmendur, megjithese njerezit kane ardhur ne kete jete krejtesisht te barabarte!

  4. Klimax says:

    Nga qe nuk u mjaftojne vitet e jetes, shqiptaret “zbulojne” metoda te reja per tu pasuruar si korrupsion kudo e per gjithshka, vjedhje, kercenime e vrasje, veprimtari mafioze, fallcifikime, transportues droge, armesh, prostuticioni e refugjatesh e deri xhihadista ne parajsen islamike.

    1. frank says:

      Aaaaa sa per korrupsion, vjedhje e mashtrime kemi greket. Aq mire dine ta bejne sa rropen tere greqine

  5. mucua i tanes. says:

    e kujt i plasi ka…. se sa fiton kjo produktja artificiale mediatike .
    sa here qe kristina nuk merr dozen e dopingut ,as shenon as leviz dhe as luan .
    e pame sjelljen e kesaj rrugaces ku e denuan vetem me 2 ndeshje sepse kane hall qe te rrahen atletikon se u eshte bere barcelona dhe messi tmerr ,sikur do ti zene dhe do ti hane te gjalle .
    rregulisht kristina merr dopingun nga mesi i shtatorit dhe e nderpret kur mbaron votimi i toipit te arte ,por megjithese per te luan gjitheee ekipi i realit ai mesataren e ka 0.68 gola/ndeshje ,kurse messi ,i cili me ardhjen e enrikut po luan me i terhequr e ka mesataren e golave 0.84 /ndeshje .
    kristina deri tani ka bere ne total per sezonin 2014-2015 ne te gjitha frontet 32 ndeshje dhe ka shenuar 36 gola ,kurse ai miu ,messi ka lozur gjthsejt 30 ndeshje dhe ka bere 32 gola .
    kristina nga 36 gola 9 i ka bere me penallti te dyshimta ,kurse messi ka bere vetem nje me penallti .
    kam mendimin qe ne ndeshjen e radhes realin do ta mbeshtet fuqishem federata spanjolle ne arbitrim kunder atletikos se madridit e cila e ka rrahur kete sezon 3 here dhe i ka marre 2 barazime ne bernabeu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje