Nëse një ditë Reali i Madridit do të vendosë të shesë Kristiano Ronaldon, klubet që dëshirojnë ta blejnë atë duhet të derdhin në arkat e “Los Blankos” shumën e çmendur të 300 milionë eurove.
Ky është ky mendimi i menaxherit të yllit luzitan Horge Mendes.
Kristiano Ronaldo në 12 janar në Zyrih fitoi për herë të tretë në karrierë “Topin e Artë” dhe aktualisht 29-vjecari portugez është lojtari më i mirë në qarkullim.
Mendes nuk mendon se ka një klub në botë që mund të paguajë klauzolën e largimit të Ronaldos nga Reali, që kap shifrën e 1 miliard eurove, megjithatë përfaqësuesi ligjor i CR7-s është i bindur se vlera e sulmuesit luzitan në merkato mund të shkojë sa trefishi i shumës që u ble Garet Bejl nga Reali i Madridit në verën e vitit 2013.
Për uellsianin, “Los Blankos” i paguan Totenhemit 100 milionë euro, por edhe pse Kristiano këtë të enjte do të mbushë plot 30 vjec, menaxheri i famshëm është i bindur se vlera e tij në merkato kap shifrën e 300 milionë eurove.
“Ronaldo është lojtari më i shtrenjtë i historisë së futbollit, për vetë faktin se ai është më i miri i të gjitha kohrave” deklaroi Mendes për mediat.
“Nuk e di nëse ka një skuadër në Europë apo në botë që mund ta blejë atë, por i sigurt është fakti se CR7-a vlen 300 milionë euro vijoi” më tej 49-vjecari portugez.
Gjithsesi, në përfundim të intervistës së tij Horge Mendes shtoi gjithashtu se Ronaldo është i lumtur te Reali dhe do ta respektojë kontratën që e lidh me klubin merengues deri në verën e vitit 2018.
Ylli luzitan është duke përjetuar një moment të shkëlqyer forme me “Los Blankos” në këtë sezon, teksa në 31 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të realizojë 36 gola.
28 prej tyre i ka shënuar në La Liga, ku kryeson listën e golashënuesve, me 6 finalizime më shumë se Lionel Mesi.
Normal kur e thote manaxheri i ketij qaramanit qe nuk ja hame hakun por eshte lojtar i madh. Vleren e percakton tregu qe ne rastin e futbollisteve eshte i ekzagjeruar. Ronaldo ka nevoje per gjithe ekipin qe te prodhoje loje,pse nuk ka rezultat me Portugaline ?
kur sishte ky,fitove brenda me portugaline,,kur ishte ky,,rrafi danimarken Brenda,,,bej llogarite,se mua nuk me dalin tamam
Shikojeni sa do kushtoje sapo te vritet pak.
Ronaldo si cdo lojtar, ka fundin e vet, nuk i dihet, mund te ndodhi neser, per 6 muaj, per dy vjet.
Tema na e keni rruajtur perfundimisth “te ashtu-quajturin”!!!
Thjesht vazhdoni te perktheni lajme propagandistike te FIFA-s qe mudohet te ngreje ikona futbolli aty ku s’ka. Mbivleresime te ndyra per 2 futbolliste(Rnldo, Mssi) qe sjane dukur gjekundi 2-3vitet e fundit
Keto qe thoni jane peralla me mbret!!!
30 vjecar te kushtoje 300milion euro!!!
Per nja 2 vjet do shitet per 10 milion euro.
padyshim qe red-nalda apo penalda kushton 30 milion euro .
kjo ronalda eshte nje vajze grindavece .padyshim qe menaxheri do mburre sorren e tij .
Une do ta paguaja edhe 100 me sume kete zogun me sqep te gjate, po ja qe s’ma lejon kisa!