Juventusi nuk ka mundur dot që të shkëputet në +9pikë nga skudra e vëndit të dytë Romës.
Kampionët në fuqi të Italisë janë ndalur në barazimin 0-0 në transfërtë kundër skuadrës së Undinezes.
Trajneri Masimiliano Alegri I kishte në dispozicion të gjithë lojtarët por e kishin shumë të vështirë që të shënon të paktën një gol përballë një Udineze e cila ishte e mirëorganizuar duke I bërë ballë sulmeve të miqve.
Me këtë barazim Juventusi mban vendin e parë me 50pikë, shtatë më shumë se Roma e cila ka 43 pikë. Në javën që vjen në “Juventus Stadium” do të luhet supersfida e Serisë A ndërmjet Juventusit dhe Milanit.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera të orës 15:00 Lacio e Lorik Canës është mundur me rezultatin 2-1 me golat e Defrel dhe Cataldi(autogol) ndërsa për Lacialët shënoi gjermani Miroslav Klose./f.b
Rezultatet e ndeshjeve te tjera:
Atalanta – Cagliari 2:1
Cesena – Lazio 2:1
Chievo – Napoli 1:2
Palermo – Verona 2:1
Torino – Sampdoria 5:1
Udinese – Juventus 0:0