Buskets-Barça, "Ok" për rinovimin. Klauzola 175 milion euro

31 Janar 2015, 17:57Sport TEMA

Serxhi Buskets dhe Barcelona janë gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës.

Marrëveshja mes drejtuesve të klubit katalanas dhe mesfushorit 26-vjecar, tashmë është arritur dhe futbollisti spanjoll do të nënshkruajë një kontratë të re që do ta lidhë atë me Barcën deri në verën vitit 2020, raporton Sport News.

Në marrëveshjen e re që do të firmosë me Buskets, klubi blaugrana do të përfshijë një klauzolë që kap shifrën e cmendur të 175 milionë eurove, për një largim të mundshëm të  26-vjecarit nga “Kamp Nou”.

Gjatë javës së ardhshme është programuar një takim mes menaxherit të Buskets, Josep Maria Orobitg dhe drejtuesve të Barcelonës, ku do të diskutohen edhe detajet e fundit për firmën që futbollisti i përfaqësueses spanjolle do të hedhë mbi kontratën e re.

Serxhi Buskets është pjesë e skuadrës së parë të Barcës që prej vitit 2008, dhe që nga ajo periudhë është kthyer në një futbollist të pazëvendësueshëm për formacionin blaugrana.

Për të së fundmi kanë shfaqur interes shumë klube me emër në arenën europiane dhe drejtuesit e Barcelonës me kontratën e re kërkojnë ta blindojnë 26-vjecarin edhe për një periudhë shumë të gjatë.

Në 6 vite e gjysmë karrierë me ekipin katalanas, Buskets ka arritur të fitojë 16 trofe, ku spikasin, 2 Uefa Champions League dhe 4 tituj të La Ligas.

Ai numëron 309 prezenca me Barcelonën dhe 12 gola të shënuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje