Agjenti Mino Raiola ka këshilluar Milanin dhe Interin të bashkohen në një ekip, nëse duan të garojnë me më të mëdhenjtë në Europë sërish.
“Nëse Milan dhe Inter duan të jenë në gjendje të garojnë me më të mirët, ata duhet të mendojnë shkrirjen”, ka thënë Raiola në një prononcim La Gazzetta dello Sport.
“Ato janë klubet më të pasura në botë në disa aspekte, por për momentin ato po dështojnë t’ia dalin pa pronarët e tyre të pasur.
Galiani më ankohet për arabët, por ata harrojnë se ata kanë vepruar si arabët e pasur për 20 vite me Berluskonin.
Ardhja e disa kinezëve të pasur nuk do t’i ndihmojë ata të ecin përpara.
Fansat duhet të vazhdojnë të shohin dy “gjysma” ekipesh.
Por, nëse ato do të shkriheshin në një ekip, do të kishin një klub të madh, me të ardhura prej 320 milionë euro, në vend se të jenë dy klube me nga 160 milionë”, ka shtuar holandezi.
ok
Nje cope gomari me brire.
Derbi i Milanos ka qene dhe eshte derbi me i bukur mbi kete rruzull. Problemi qendron tek perudha e veshtire qe po kalojne. Kujtojme qe ne vitet 80, 90, kampionati Italian ishte ne majat e tij, skuadra si Real , Barcelona, Chelsea, MU, Manchester City, Bayern ishin komplet ne hije.
FORCA INTER
Ne vitet 80-90 Reali luante me Butragnjo, Valdano, Santiliana, Huanito e ishte terrori i ekipeve evropiane, ne Bernabeu shenonte nga 4 apo 5 gola ne ndeshjet e liges se kampioneve! Seria A eshte e vertete se ishte nga ligat me te forta e te pasura ne bote po kjo erdhi si rrjedhim i parave pa fund te Berluskonit, te Anjelit te Juvja, Prmalat apo Cirio me vone, pra te njeten gje qe po bejne arabet e ruset sot. Berluskoni sot nuk ka me deshire, energji, interes e ka shume me pak para se me pare per te financuar me humbje shuma marramendese te Milani, i njeti problem te interi, pra 2 nga kjlubet me legjendare italiane dhe evropiane sot jane shnderruar ne nje nivel me klube si Gallatasarai!!
Ndoshta Mino Rajola cdo gje qe shikon e vlereson me peshen e parase, por nje gje nuk paska kuptuar ky agjent se historia, ideologjia, pesha dhe vlera e faneles, si e Milanit ashtu dhe e Interit, nuk mund shkrihen per disa apo shume miliona euro!
nE EMER TE PARASE,,,,babai sj beri dot mmase,,,Trap
ky rajola qenka krejt injorant, nuk eshte e thene pse je nje agjent i suksesshem ne futboll , dhe di gjithcka perfekt ne lidhje me administrimin e futbollit, ja ke futur kot plako.
Nuk eshte Raiola injorant por gazetari qe shkruan cfare i do b….a.
Intervisten e Raiola te La Gazzetta dello Sport e kam lexuar te gjithen dhe nuk kam lexuar keto pacavuret qe thote tema.
Gazetari qebaptaresh.
pse,ka idioter si puna jote qe lexojne,per Milanin dhe Interin???
ATEHERE,ciao,,,IDIOT
Te lexosh Gazzetta dello Sport nuk do te thote se lexon per Milanin apo Interin.Nga vete emri i gazetes e kupton qe shkruan per sportin dhe futbolli eshte nje nga copezat qe perbejne mozaikun e sportit.
Idiotllek me i madh eshte te lexosh per sportin dhe besosh ne te njejten kohe gazeten tema!
@enter
Inter-Milan derbi me i bukru ne rruzull? Po ik mor djale shiko pak me shume futboll se na shkrive gazit fare. Ndoshta Partizoni-Tirona ka qene edhe me i bukur.
Italia ka qene kampionati me i forte ato vite, por ekipi me mbreselenes i asaj kohe ka qene reali i madridit. Flasim ketu per futboll, jo per rezultate, pamvaresisht se Reali cdo vit shkonte ne gjysfinale te Kupes se Kampineve, dhe ne vitet 85 86 ka marre dy kupa UEFA.Ekip me lojtari si Sanciz,Cendo, Galiego, Kamaco, Martin Vazkes, Micel, Valdado, Hugo Sances, Santiljana % co, ka qene bukuria e futbollit te viteve 80′,derisa ne loje u shfaq Milani i famshem i fundit te viteve 80′
Italine se ka penguar njeri qe te jete kampionati me i bukur ne bote. Le te vazhdonin, se s’ja ka njeri me hile.