Kristiano Ronaldo nuk eshte ne momentin e tij me te mire.
Portugezi eshte larg nivelit te tij qe nga kthimi i ‘Los Blankos’ prej Kupes se Botes per klube ne Marok.
Perqindja e shenimit te golave ka rene, impakti ne lojen e skuadres eshte venitur dhe niveli i forces fizike nuk eshte ai qe kemi pare, raporton Sport News.
Momenti shperthyes ne startin e sezonit mjaftoi per te siguruar votat ne rrugen drejt “Topit te Arte”, por tani Ronaldo eshte si nje tullumbace e shfryre qe duket se paguan per nisjen tej normales.
Mirepo kjo nuk eshte dicka e re ne karrieren e portugezit, pasi paraqitja e tij ka pesuar gjithnje renie kur ai ka fituar trofeun e me te mirit ne bote.
Ne kete situate ai ka nevoje per nje periudhe pushimi ne menyre qe te rigjeje formen dhe pritshmerite prej tij.
Kjo ndodhi sezonin e kaluar, por edhe ne te largtin 2008-09, kur ishte ende lojtar i Mançester Junaited.
Ne “Teatrin e Enderrave”, ai shenoi vetem 1 gol ne 10 ndeshjet qe pasuan galane e “Topit te Arte”.
Kampioni portugez u shfaq ne te njejtin nivel edhe si sot nje vit me pare, kur pas fjalimit mallengjyes ne platene e Zyrihut ai shenoi vetem 5 gola ne 8 ndeshje, me nje mesatare prej 0.63 gola per 90 minuta.
Dicka qe perseritet me rregullsine befasuese pas 12 muajsh.
Deri tani ka shenuar vetem 3 gola megjithese ende nuk ka kaluar 1 muaj pas te tretit “Top te Arte”.
Cuni I Mamit don “llokum”