Skuderia e McLaren ka prezantuar makinën e re me të ciliën do të garojë gjate vitit 2015, me shpresën se këtë sezon të konkurojnë fort për titullin kampion.
Kjo është makina e re pas marrveshjes së arritur me Hondan.
Piloti me i ri Fernando Alonso, i cili bashkohet nga Ferrari, tha se 2015 do të jetë “një vit për të mësuar, por qëllimi është për të fituar.”
McLaren dhe Honda shpresojn që të kthehen në formën e partneritetit të tyre të mëparshme 1988-92, kur një Ayrton Senna dhe Alain Prost fituan katër tituj bote të njëpasnjëshëm.
Në vijim Alonso u shpreh se “Jam rritur si një fëmijë duke parë dominimin McLaren-Honda ne F1, dhe tani unë kam këtë privilegj të madh dhe mundësi që të jem përsëri me ta dhe për të filluar nga e para kjo epokë e re./f.b