Matje konfirmon: Pati përplasje mes Mesit dhe Enrikes

30 Janar 2015, 16:54Sport TEMA

Zërat se midis trajnerit të Barcelonës, Luis Enrike, dhe argjentinasit Lionel Mesi kane qënë të vërteta.

Ky lajm është konfirmuar nga mbrojtësi i katalanasve, Xheremi Matje, i cili u shpreh se midis trajnerit dhe lojtarit pati zënkë ku të dy lëshuan fjalë jo të sjellshme.

Mbrojtësi i transferuar nga Valencia ka treguar prapaskenat, duke theksuar:

“Cdo gjë ndodhi kur u kthyem nga pushimet.

Leo humbi durimin pas pësimit të një faulli gjatë një ndeshjeje në stërvitje dhe u krijua pak tension. Mes të dyve u shkëmbyen fjalë të ashpra.

Gjithsesi janë gjëra që ndodhin në cdo skuadër, por u zmadhuan pasi këtu jemi te Barcelona dhe ju dha një rëndësi e tepruar asaj që ndodhi” përfundoi Matje./f.b

1 komente në “Matje konfirmon: Pati përplasje mes Mesit dhe Enrikes”

  1. i says:

    Iku dhe luis enrike nga barca hahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje