Tirana thyen Flmurtarin e Vlorës në “Elbasan Arena” me rezultatin e ngushtë 1-0.
Bardheblutë e drejtuar nga trajneri peqinas Gugash Magani, arritën një fitore shumë të rëndësishmë përballë një skuadre shumë të vështirë, e cila e dërgon përkohësishtë në krye të tabelës.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 0-0, pavarsisht se rastet e krijuara nga të dyja skuadrat nuk munguan, ku rastin më i pastër e kishte Tirana me anë të Elis Bakajt i cili i vetëm përballë portierit nuk arrinë të dërgojë topin në portën e mbrojtur nga Ilion Lika.
Në pjesën e dytë Magani kryen dy zëvëndësime duke aktivizuar Karabecin dhe Sefën të cilët i dhanë një tjetër impuls lojës së Bardhebluve. Tirana dominon por nuk arrtitën të shënojë, ndërsa Flamurtari humbet një rast të pastër me Abilaliajn në minutën e 60 i cilishte me pak vonese pas pasit te marre nga Urdinov ne zone
.Do të duhej minuta e 85-të me Tiranën që arrin të gjejë golin e avatazhin me të përhershmin, sulmuesin Selemani Ndikumana, duke dërguar në qiellin e shtatë tifozët e shumtë bardheblu.
Ndërkohë lojtarët e Tiranës mbajën për 90minuta shiritin e zi në krah për shkak se vëllai i presidentit Refik Halili humbi jetën në një aksident tragjik përpara fillimit të ndeshjes.
Me këtë fitore Tirana ngjitet përkohësisht nëvëndin e parë me 41pikë, ndërsa Flamurtari në vëndin e 6-të ne 25 pikë të grumbulluara./f.b
1’0- per tironen. ehehehe dihej rezultati pa filluar takimi, madje dihej se do te shenonte edhe ndikumana.
Futbolli Dukes ca pret me shume….