Nuk ka kthim pas, Tevez largohet në 2016 nga Juve

31 Janar 2015, 17:55Sport TEMA

Kur flitet për Karlos Tevez të shkon menjëherë në mendje sesa vendimtar është argjentinasi për Juventusin, por edhe fakti që në verën vitit 2016, “Apashi” do t’u japë lamtumirën bardhezinjëve.

Një vendim të tillë Karlitos e ka marrë prej kohësh dhe për të nuk ka më kthim pas:

“Ky kapitull është i mbyllur për mua.

Kur firmosa një kontratë tre vjecare me Juventusin u bëra mëse të qartë të gjithëve se kjo do të ishte kontrata e fundit për mua me një klub europian përpara se të rikthehem te Boka Xhuniors.

Megjithatë këtë fakt po ua përsëris unë tani nuk e ka komentuar asnjë person.

Gjithsesi dua ti siguroj tifozët se deri në momentin që do të jem pjesë e Juventusit unë do të luftoj deri në vdekje për këtë fanellë, pasi dua të fitoj të tjerë trofe me skuadrën bardhezi”.

Tevez në vetëm pak kohë është kthyer në emblemë për Juventusin, kjo jo vetëm për faktin se mbi shpinë ka mbajtur numrin 10, një fanellë që “Apashi” nuk e ka ndjerë asnjëherë të tijën:

“Fanella me numër 10 e Juventusit, për historinë që ka, do ti përkasë gjithmonë Aleks Del Pieros.

Ai ka qenë një simbol i kësaj skuadre dhe gjithmonë do të jetë i tillë.

Unë nga ana tjetër do të jap gjithmonë maksimumin për Juven dhe do të përpiqem ta përfaqësoj denjësisht fanellën me numër 10”.

Fitimi i Champions Leagues është një ëndërr për të gjithë tifozët e Juventusit.

Sipas 30-vjecarit argjentinas kampionët e Italisë do të bëjnë cmos për të shkuar sa më larg në këtë edicion:

“Unë besoj, Champions League është ëndrra e të gjithëve dhe ne si skuadër do të japim maksimumin për ti shkuar deri në fund kompeticionit.

Sezoni nisi me një lajm shokues për të gjithë ne, largimin e Kontes, megjithatë me Alegrin jemi përshtatur mirë dhe po zhvillojmë një kampionat pozitiv.

Kush është më i mirë Masimiliano apo Antonio?

Mua nuk më pëlqen të bëj krahasime.

I sigurtë është fakti që janë teknikë të ndryshëm nga njëri- tjetri.

Konte punon shumë në aspektin psikologjik, ndërsa edhe Alegri merret se tëpërmi me motivimin e futbollistëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje