Berisha nuk është i lumtur, mund të largohet nga Lacio

31 Janar 2015, 18:07Sport TEMA

Etrit Berisha nuk ndihet aspak mirë në skuadrën aktuale të Lacios.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë ka humbur vendin e titullarit në klubin kryeqytetas dhe tani po qëndron në pankinë.

Sipas menaxherit të lojtarit, Eljver Raca, Berisha nuk ndihet i lumtur në kryeqytetin italian.

“Etriti dëshiron të luajë dhe për këtë arsye nuk është i lumtur.

Por, ka një kontratë për pesë vjet me Lacion dhe klubi dëshiron që ai të qëndrojë.

A ka pasur oferta? Po, disa telefonata ka pasur, edhe pse asgjë serioze”, deklaroi agjenti i lojtarit, raporton Telegraf.

Në rast se nuk largohet gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos së janarit, Berisha mund të ndahet me Lacion në verë.

3 komente në “Berisha nuk është i lumtur, mund të largohet nga Lacio”

  1. Opinionisti says:

    Me thon’ të drejtën ka bo ca gabime. Dhe për nji ekip që synon Champions këto nuk tolerohen por korrigjohen.

  2. Titi says:

    Ca si shume ka bo,por eshte i ri dhe besoj se do ja dale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje