VIDEO/ Empoli suprizon Romën në “Olimpico”

1 Shkurt 2015, 11:17Sport TEMA

Roma nuk di të fitojë. Verdhkuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër skuadrës së Empolit, duke e komplikuar së tepërmi luftën për titullin kampion.

Të parët që kalojnë në avantazh janë miqë në minutën e 37, duke fiuar një 11–metërsh për faullin e Manolas ndaj Saponaras me qendërmbrojtësin që mori edhe kartonin e kuq.

Nga pika e bardhë, Makarone kaloi Empolin në avantazh duke mposhtur portierin De Santis.

Ndërsa në 2 minutaat e fundit të pjesën së parë gjyqtari ndëshkon me karton e kuq Saponarën për një ndërhyrje shumë të dyshimtë.

Në pjesën e dytë ekipet luajnë me nga 10lojtarë me vëndasit që kërkojnë me ngulm golin e barazimit, që e gjejnë në minuën e 57 me anë të Miralem Pjanic.

Pas Barazimit kryeëytetasit hidhen në sulm për të gjetur golin e avantazhit që nuk ja dalin ta gjejnë me një Empoli të mirëorganizuar në mbrojtje.

Gjithcka mbyllet në shifrat e barabarta 1-1, me Romën që humbet terren në luftën për titull./f.b
https://www.youtube.com/watch?v=Ahuvz4PMa-s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje