VIDEO/ Chelsea- Manchester Siti , ndahen në paqe

1 Shkurt 2015, 11:12Sport TEMA

Ndeshja kryesore e kësaj jave në kampionatin anglez mes Londinezëve të Chelseat dhe Manchester Cityt nuk ka pasur fitues, pasi skuadrat i kanë janë ndarë në barazimin 1-1.

Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë.

Fillimisht ishte skuadra e drejtuar nga Hose Murinjo që kaloi në avantazh e para në minutën e 42 më anë të sulmuesit francez Lorik Remi, por kampionët në fuqi të anglisë nuk vonuan shumë dhe e barazuan rezultatin në minutën e 45 me anë të mesfushorit David Silva.

Në pjesën e dytë loja e të dyja skuadrave ishte e barabartë duke qarkulluar më shumë topin.

Pas kësaj ndeshje Chelsea renditet në vënin e parë me 53 pikë, ndërsa Manchster City në vëndin e dytë me 48 pikë./f.b

https://www.youtube.com/watch?v=rOB8VEiFeCQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje