VIDEO/ Sassuolo thellon krizën e Interit

1 Shkurt 2015, 15:04Sport TEMA

Sausoulo I ka dhënë një goditje të fortë skuadrës së Interit duke e mundur në shtëpi me rezultatin 3-1.

Ekipi I drejtuar nga Roberto Mnacini ka pësuar humbjen e dytë rradhazi në kampionat pas asaj në “San Siro” kundër Torinos.

Vëndasit e nisën mjaft mirë takimin ku vetëm pas 17minutash lojë sulmuesi I kombëtares Italiane Simone Zaza realizoi një super gol duke e lënë të ngrirë portierin Handanovic.

Pas këtij goli vëndasit marrin zemër duke vazhduar të sulmojnë ku do të kalojnë përsëri në epërsi duke shënuar dhe golin e dytë me Sansonen I cili reazioi përsëri një super gol për Sasuolon, duke e mbyllur pjesën e parë në avatazhin e dy golave.

Në pjesën e dytë Interi ndryshoi disi lojën ku iniciatori I sulmeve ishte mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri I cili goditi dhe shtyllën në minutën e 64.

Zikaltërit humbin disa raste përpara portës me Dodon dhe Brozovic, ndërsa Ikardi ishte ai që ngushtoi shifrat në 2-1 duke rihapur takimin por koha nuk rezultoi e mjaftueshme pasi Sasuolo realizoi me Berardin që shënoi me 11-metërsh duke e mbyllur përfundimisht takimin në shifrat 3-1.

Me këtë fiore Sasuolo renditet në vëndin e 8 me 28pikë, ndërsa Interi në vëndin e 12 me 26pikë./f.b

https://www.youtube.com/watch?v=koAGQuvQYFQ

2 komente në “VIDEO/ Sassuolo thellon krizën e Interit”

  1. albti says:

    Me vjen mire per Shakirin. Ka zot qe sheh.

  2. beni says:

    Shaqiri tashme eshte ne ekipin e tij te zemres ku gjysa jane serb dhe e vlersojne per kontributin e tij kundra Shqiprise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje