Mbrojtësi I Flamurtarin Avni Pepa është larguar përpara kohe nga skuadra bregdetare.
26-vjecari në një prononcim për “Panorama Sport” ka kërkuar me dëshirën e tij largimi nga kuqezinjtë me arsyen se nuk mund të luante në kategeronë Superiore pasi është një kampionat I mbushur me pazare dhe shitje ndeshjes .
“Mund t’ju konfirmoj se jam larguar nga Flamurtari.
E kërkova vetë që të largohesha, për shkak se nuk mund të bëhem pjesë e një kampionati që është i mbushur me dallavere.
Ishte skandaloze ajo që ndodhi në takimin me Teutën dhe gjykova se nuk mund të bëhem pjesë e një futbolli të tillë. Në këto kushte, i kërkova prishjen e marrëveshjes drejtuesve të klubit vlonjat.
Të them të drejtën, më zuri frika, pasi këtu u bëkan çudira. E mendova gjatë, por jo, unë nuk mund të luaj dot në një kampionat ku ndodhin këto gjëra”, u shpreh Pepa.
Mbrojtësi u transferua gjatë merkatos së janarit tek klubi vlonjat nga skuadra Norvegjeze e Sandnes Ulf./f.b
Shko ne Europe, atje jane me te rafinuara.
Jo vetem futbolli por gjithe jeta ne Shqiperi eshte preh e dallavereve.
Sa te jete ne krye te FSHF-se nje mafjoz si Duka kjo gjendje do te jete. Ti Pepa ke te drejte. Bere mire.
Kompanite e basteve drejtojne sot futbollin. Eshte biznesi me fitimprures. Keto ndodhin kudo. P.sh… Liverpulli ne fush te vet me nje skuader te kategorise katert humbet 1:2 per kup te Anglise para do kohesh. E sa e sa te tjera…