Frenk Lampard hedh poshtë në mënyrë kategorike zërat për një prishje të marrëdhënieve mes tij dhe trajnerit të Çelsit, Hoze Murinjo, pas transferimit të shumëpërfolur te Mançester Siti gjatë verës së kaluar.
36-vjecari, i cili ka shënuar 211 gola gjatë 13 viteve me blutë e Londrës, u prit me ovacione nga tifozët e Çelsit në përballjen me kampionët e Premier Ligës në “Stamford Brixh”, madje ai vizitoi edhe dhomat e zhveshjes së ish-skuadrës së tij, për të treguar se mban marrëdhënie të mira me pjesëtarët e ekipit ku kaloi periudhën me të shkëlqyer të karrierës së tij:
“A është Hoze i mërzitur me mua? Nuk e di, duhet të pyesni atë.
Ky është futbolli. Unë nuk kam folur shumë me Hozenë kohët e fundit dhe nuk besoj se ka hatërmbetje te Çelsi.
Nuk ekziston asnjë cështje mes nesh.
Për Krishtlindje mora një mesazh prej tij dhe unë ia ktheva, madje folëm edhe kur shkova te dhomat e zhveshjes së Çelsit. Ne jemi njerëz të pjekur.”
Lampard këmbëngul se në futbollin profesionist lëvizjet nga njëra skuadër te tjetra janë normale dhe se këto lëvizje nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet mes njerëzve:
“Ne tani kontribuojmë për skuadra të ndryshme.
Hoze ishte te Çelsi, ai ka lëvizur në ekipe të ndryshme dhe sërish u bë trajner i Çelsit.
Të ardhmes asnjëherë nuk i dihet.
Unë jam i bindur se lëvizjet në karrierë nuk mund të ndikojnë në marrëdhënien tonë.”
Chelsea arriti të ruante kryesimin prej 5 pikësh ndaj citizens me barazimin 1-1 në “Stemnford Bridge”, por Lampard beson se kjo diferencë mund të përmbyset gjatë muajve të ardhshëm.