Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk i jep shumë rëndësi shtërpësisë së Luis Suarezit.
Sipas numrit një të klubit katalanas, ururguajani po jep gjithcka për skuadrën, pavarësisht se janë të tjerët ata që e dërgojnë topin në rrjetë:
“Luis Suarez është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe po e ndihmon shumë skuadrën.
Të gjithë presin që ai të shënojë më shumë, por unë nuk jam aspak i shqetësuar.
Luis ka marrë pjesë në aksionet e golave, duke treguar cilësitë e tij më të mira.
Edhe lojtarët e tjerë të Barcelonës e vlerësojnë shumë lojën e tij.
Më e rëndësishme është arritja e skuadrës.
Imazhi që krijuam ndaj Vilarealit ishte pozitiv, arritën të shënonim tre gola, sepse kemi sulmin më të mirë në botë.”
Bartomeu nuk kursehet për të lavdëruar lojën e Barcelonës, por edhe tifozët, që sfiduan motin e ftohtë për të mbështetur skuadraën katalanase:
“Ekipi ka shumë ambicie dhe po punon fort, duke na emocionuar me performancat në fushën e blertë.
Dëshiroj të nënvizoj edhe mbështetjen e tifozë, që ishin të shumtë në numër edhe pse temperaturat ishin të ulëta.
Bartomeu komentoi edhe deklaratën e menaxherit të Dani Alvesh, i cili ka lënë të kuptohet që sezonin e ardhshëm klienti i tij do të largohet nga “Kamp Nou.”
Sipas 51-vjecarit, kjo është një cështje për të cilën nuk është nevoja të flitet publikisht, pasi ka ende kohë për të marrë një vendim përfundimtar.
Ti je nje trap or mik, vetem president s’mund te jesh.