Ata janë protagonistët më të mëdhenj të futbollit italian të dekadave të fundit.
Janë gjithashtu dy armiqtë më të mëdhenj.
Armiqësi kjo që ka zgjatur për vite me radhë dhe kulmoi me “Kalçiopolin” e famshëm.
Histori që në Itali nuk është mbyllur ende.
Bëhet fjalë për Masimo Moratin dhe Luçiano Moxhin.
Ata janë përballur ditën e djeshme në gjykatë, pasi Moxhi ka apeluar dënimin e Juventusit dhe të tijin për “Kalçiopolin”.
Dhe, edhe pse armiq të betuar, ata i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit.
Gjest ky që ka bërë xhiron jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj.
Por, duket se ka qenë thjesht një gjest mirësjellje.
Moxhi shkruan se ka larë menjëherë dorën, pasi ka takuar Moratin.
“Lava duar menjëherë”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Ndërsa duke folur për mediet, ai ka thënë:
“Ai më zgjati dorën dhe unë ia shtrëngova.
Çfarë duhet të bëja?
Është edhe çështje mirësjellje”./b.l
Signore si nasce, non si diventa!!!!!!!!!!!!!!
nuk e keni perkthy drejt. ka qene morati qe i ka dhene doren i pari, duket dhe nga pozicioni i fotos. tani qe kane kalu tete vjet, doli qarte se plaku i Interit ka ne xhep dy kampionate kartoni, qe ja mori Juves pa te drejte.
Pirdh se lirohesh
Po mo, Moratti ja ka zgjatur doren i pari, se eshte burre zoteri, dicka qe moggi nuk e ka.
Nuk e di se ku i gjete keto se Inter i paska marr 2 kampionate juves, por di qe Juventus u denua dhe u kursye ne denimin e saj se duhej te denohej me rende me ate qe benin, e calcopoli eshte produkt i juventusit dhe Moggit, jo i interit, dhe dy fuqite e medha ne futbollin Italian si nga ana ekonomike dhe politike ka qene dhe eshte Juventus dhe Milan, Interi nuk ka pasur fuqi dhe as nuk ka.
Futbollin Italian e shkatrroj Moggi me calcopolin qe beri, e jo Inter,, Interi u mundua ta mbante lart me aq sa mundi futbollin Italian.
MORATI ESHTE ASHTU SIC PO PERFUNDON INTERI QE KA BLERE GJITH ATA LOJTARE DHE VAZHDON TE JETE PLERE EKIO, ME DROGE DHE ME ARBITRA BLENE CHAMPIONSIN PARA CA VITESH, MATHER FUCKERS,
NJE KAMPIONAT , SE TJETRIN SE KA ASNJE
Grande Diretore ….
Italia,nje vend shume here me i korruptuar se Shqiperia.
Fatkeqesia me e madhe e Shqiptareve , qe retohet nga Italia dhe Greqia.
I madh je o mjeshtri me i madh i futbollit italian…
Je i madh Luciano Moggi!!!!!
Ndersa Saliu yne pasi i dha doren sh. Enver nuk e lau me kurre ate