Për të kuptuar presionin mbi Pep Guardiolën mjafton të rishihet reagimi i tij pas golit të avantazhit nga Arjen Roben në sfidën me Shalken, kur trajneri spanjoll nxitoi të përqafonte gjyqtarin e katërt me të cilin ishte duke diskutuar për një episod vetëm pak më parë.
Gjithsesi, Bajerni nuk ja doli të fitonte pasi skuadra e Di Mateos, shënoi me Benedikt Hëvedes dhe Bajerni u ndal në barazim përballë 75 mijë spektatorëve në “Allianz Arena” vetëm pak ditë pasi ishte mposhtur 4-1 nga Volfsburgu.
Megjithatë për çudinë e të gjithëve, që pyesin se çfarë po ndodh me Bayernin, Guardiola dhuroi këtë reagim pas ndeshjes:
“Nuk jam thjesht i lumtur, por jam plotësisht i kënaqur.
Kur luan kundër Shalkes me këtë trajner dhe këta lojtarë në inferioritet numerik për 70 minuta nuk është e lehtë.
Ne patëm fat që ata humbën penalltinë, por ne luajtëm mirë. Në fillim patëm vetëm një rast por nga fundi krijuam shanse mjaftueshëm por nuk i finalizuam.
Në fund ne e kontrolluam lojën shumë më mirë.
Nga ana tjetër edhe Volfsburgu nuk fitoi dhe kjo tregon se sa e vështirë është që të fitosh Bundesligën. Disa njerëz thonë se është e lehtë, por nuk është”.
Guardiola është i kënaqur, por vështirë se mund të ndihen në të njëjtën mënyrë edhe tifozët e Bajernit të mësuar me një skuadër që korr fitore ndeshje pas ndeshje.
Dhe sikur të mos mjaftonin rezultate e fundit spekulimeve për të ardhmen e trajnerit ju shtohet edhe një zë i ri, me prestigjiozen Bild që bën të ditur se Guardiola mund të marrë drejtimin e përfaqësueses së Katarit për Botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet pikërisht në vendin arab.
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Gjynahet ketij tranieri jane te renda. Si te maresh pleq e te perjashtosh Shaqirin, ç’fare do presesh. Tranieri e ndjen fundin e renies, ndaj dhe nuk pranon te firmose kontraten. E gjeti Bayernin shume me mire se sot . Por eshte e habitshme se si Rummenike pretendon kupen e Europes.
guardiola kerkon qe te beje “ligj te ri ne fshat te vjeter”.
gjermanet nuk shquhen per inteligjence dhe finese por vetem per brutalitet.
nuk behet bajerni barcelone ,prandaj o guardo ,ik sa nuk eshte vone sepse nuk na bere ndonje gje tek bajerni.
bile ishte me mire dhe me i frikshenm bajerni me te madhin jup heinckes,por ti ja shpejtove pensionin.
bajerni me perberjen qe ka e merr kur ti doje qejfi kampionatin .
mbathja tek m.city se atje ka kohe qe eshte hapur thesi .