“S’kemi fshehur asgjë, por ende nuk kemi një përgjigje të testit B të Hysen Pulakut.” Kështu deklaronte para dy ditësh Elez Gjoza, presidenti i Federatës së Peshëngritjes. Por, Top Channel disponon dokumentin e testit B antidoping të peshëngritësit Hysen Pulaku, nga ku vihet re qartë se sportisti 22-vjeçar ka rezultuar pozitiv edhe në analizën e dytë.
Sipas dokumentit që mban firmën e doktor Schenzer, klinika e të cilit është e akredituar nga VADA, sportisti shqiptar Hysen Pulaku del se ka përdorur stanozolol, subtancë me të cilën ai u kap edhe para Lojrave Olimpike “Londër 2012”. E njëjta substancë doli edhe në dy testet e nënkampiones Romela Begaj dhe në testin A të kampionit Daniel Godelli.
Ky dokument ka ardhur në adresë të Federatës sonë të Peshëngritjes e cila bën dhe rolin e të paditurit që me datë 14 janar të këtij viti, pra 1 ditë pasi është bërë dhe testi B për sportistin Pulaku. Madje në e-mail-in e dërguar me datë 14 janar, këshilltarja ligjore e Federatës Botërore të Peshëngritjes i kërkon sportistit shqiptar të informojë këtë Fedaratë nëse do të pranojë si përfundimtar testin B apo do të vazhdojë me panelin dëgjimor nga i cili do të dalë dhe vendimi përfundimtar.
Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar 20 ditë, ende nuk është bërë publike asnjë përgjigje për peshëngritësin tjetër shqiptar Daniel Godelli, i cili iu nënshtrua testit B me dt 15 janar.
Shqiperia e Sali Bishes cerek-shekulli mbytur ne “Droge, Korrupsion, vrasje, buce, cuba … “.
Shqiperia sot eshte “viktime” e shpellarit verior Sali Bisha, qe la “Rrumpalle”.
Po vertete Shqiperia per cerek-shekulli ne kohen e ENVERIT do kishte bere 5 hidrocentrale apo hekurrudha te reje.
Shqiperia sot e terra e korruptuar dhe qe askush don te punije por te jetoje me kafe, me leke te pista droge apo korrupsioni.
Shqiperia me kete populate qe ka mbetur do vuaj dhe kurre nuk do civilizohet si mbare bota.
Shshshshshshshet! Mos te degjoj njeri! Mut ishte atehere dhe mut tani. “O i ziu Andon qe linde ne triske dhe vdiqe ne tollon”! Dhe mesues “Andonit” te shkrete i gjeje nje pako kafe 100gr dhe e mblidhje mendjen per noten qe deshiroje ne lenden e Historise se PPSH-se!!!!!
keqardhje….nxitoni…largohuni prej shqiperise…
Eeee… cke cbo “po vune bythen guzhinjere mut ka per te prodhu” kshu ene ne kemi vu ne kry Elez Gjoze pallen.
Selam, komentueve “patriotë” nacionalistë (që në këto raste “kafshojnë” gjuhën), të racës “së kulluar ariano-pellasge”, alias “mongolo-turkoshake”…që i kanë dhënë kulturën Evropës…(???!!!)