Lëkundet stoli i Garcias te Roma

5 Shkurt 2015, 15:43Sport TEMA

Valter Sabatini e konfirmoi, por e ardhmja e Rudi Garcias në krye të Romës nuk duket më aq e sigurtë.

Pavarësisht deklaratave të drejtuesit verdhekuq, se trajneri francez është në shtëpinë e tij, rezultatet e arritura së fundmi në kampionat, por dhe në Kupë, ku kryeqytetasit u eliminuan nga Fiorentina në cerekfinale, kanë bërë të rritet presioni mbi stolin e verdhekuqve.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në Romë kanë filluar tashmë të mendojnë për atë që mund të jetë zëvendësuesi i mundshëm i Garcias në stol, dhe emri më i lakuar është ai i Valter Maxarrit.

Madje, “Tuttosport” shkruan se është pikërisht Valter Sabatini, që po mendon seriozisht për afrimin e ish-trajnerit të Interit në “Olimpiko”.

Por, dhe nëse Garcia nuk shkarkohet, mund të jetë ai vetë që mund të kërkojë largimin nga Roma, pasi në adresë të tij kanë mbërritur oferta joshëse, sic është ajo e Paris Saint Germain, që e shikon si zëvendësues të Blank, por dhe e stolit të Barcelonës, me Luis Enriken që nuk është shumë i dëshiruar në “Kamp Nou”, sidomos pas konfliktit me Mesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje