Mino Raiola një nga agjentët e futbollistëve më të mirë në botë ka zbuluar një prapaskenë duke theksuar se ish trajneri I Juventusit Antonio Konte ka qënë shumë pranë pankinës së Milanit përpara fillimit të sezonit 2014-2015.
Konte u largua nga Juventusi gjatë verës së kaluar dhe ishte në kërkim të një sfide të re, ndërsa Raiola kërkontë që ta binde 45-vjecarin që të drejtonte skuadrën e Milani, përpara se ai të emërohej trajneri I kombëares Italiane.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” Raiola u shpreh se ”Antonio Conte do të ishte i përkryer për projektin e Milanit.
E kam shëtitur atë për javë dhe duket se e binda në një aspekt. Por ai mendoi se nuk ishte sfida që ai kërkonte.
Antonio ishte shumë i përkushtuar ndaj Juventusit. Ai nuk dëshironte të largohet nga e kaluara e tij si lojtar dhe trajner në mënyrë aq të papritur.
Një lëvizje te Milani do të ishte ngacmuese, por po ashtu edhe e rrezikshme në disa aspekte. Trajneri i ekipit kombëtar ka një rol më neutral, për të cilin ai mbase kishte më shumë nevojë”,u shpreh Raiola./f.b