Partizani ka mbrojtjen e dytë më të mirë në Europë

6 Shkurt 2015, 18:25Sport TEMA

Ekipi  Partizanit, përvecse ka mbrojtjen më të mirë në kampionatin shqiptar, ka dhe një nga mbrojtjet më të mira në Europë.

Ky vlerësim është bërë nga faqja  zyrtare e UEFA-s, e cila e ka rendituar ekipin e drejtuar nga Shpëtim Duro në vëndin e dytë si mbrojtjen më të mirë në Europë.

Ekipi kryeqytetas renditet në vëndin e dytë, pasi në 20 ndeshje ka pësuar vetëm 8 gola.

Ndërsa eëndin e parë e mban ekipi hungarez i Videoton,  ku në 17 ndeshje ka pësuar 6 gola.

Partizani ka lënë mbrpa ekipe shumë të njohura në Europë si portugezët e Benfikës, të  cilët renditen në vendin e  6-të, duke vijuar me kampionen në fuqi të Italisë, Juventusin, që ndodhet në vëndin  e shtatë, me 9 gola të pësuar në 21 ndeshje, apo Bajerni i Mynihut që renditet në vëndin e 10-të, ku në 18 ndeshje ka pësuar 8 gola./f.b

10 komente në “Partizani ka mbrojtjen e dytë më të mirë në Europë”

  1. spary says:

    hallall cunave

    1. kujtesa says:

      Hajd mo,statistika pa vlere. Vertet ka pesuar tete gola dhe Juvja ne vendin e gjashte me 9 gola,por mos harrojme koeficentin e kampionatit i cili tregon cilesine e skuadrave dhe rendesine e tyre. Te luash me Elbasanin,Apollonine etj,nuk eshte njesoj si te luash me Inter,Roma,Lacio etj.
      Megjithate,si tifoz i partizonit,me behet qejfi qe kete e thote UEFA!

  2. Tropojani says:

    Hallall Partizanit. Le ta provoje po deshi sulmi madrilen te çaje mbrojtjen e Partizanit. Kjo mbrojtje i tregon vendin Mesit dhe fituesit te Topit te arte te ekipit te Ancelotit.

  3. TOMS says:

    Krahasime kot. Po te vesh re, rekordet i mbajne ato ekipe qe luajne ne kampionate te dobta.

  4. Duhet qe kapot e Interit te hedhin nje sy nga keto mbrojtesit e Partizanit ,ndoshta ja vlen ! pasi Interi po kalon me te vertete momente te veshtira.

  5. fieri says:

    Hallall çunat do nA nderojnë dhe në evropë po qenë me fatë që në turnin eparë të takojnë apollonin dhe në të dytin elbasanin. Fk

  6. AI... says:

    PARTIZONI OSHT LEGJEND.LEGJENDAT KON LE PER REKOREDE.PERJET ME TY PARTIZON

  7. zqk says:

    S’na u nda ky vendi i dyte qe s’na u nda! Kur do dalim ndonjehere te tretet?

  8. al says:

    haha sa qesha partizani mbrojtjen me te mire ne Europe

  9. Demokrati i vërtetë says:

    Mbrojtja e dytë më e mirë në Evropë, përballë një sulmi dhe një futbolli rrumpallë…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje