Mesi: Finalja e Botërorit, pengu im më i madh

6 Shkurt 2015, 14:29Sport TEMA

Brazil 2014 u konsiderua nga shumë specialistë si një ndër Botërorët më të mirë të gjithë historisë, por për Lionel Mesin finalja e humbur me Gjermaninë përbën një nga pengjet më të mëdha të gjithë jetës.

Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ylli argjentinas bëri të ditur se ai dhe shokët e tij të skuadrës në “La Selecion” kurrë nuk do ja falin vetes shanset që humbën në Marakana përballë gjermanëve.

Ndërsa analizonte pamjet filmike të ndeshjeve të kombëtares së tij për FIFA-n duke patur mundësinë të reflektonte në lidhje me to, Mesi deklaroi në lidhje me finalen:

“Çfarë mund të them?

Është për të ardhur keq.

Kishim aq shumë raste të mira për ta fituar ndeshjen. ne patëm rastet më të mirë dhe do të na mbetet peng për gjithë jetën për shanset që humbëm pa mundur të shënonim”.

Mesi u vlerësua për perfoemancat e tij në fazën e grupeve të Kupës së Botës por u kritikua më pas pasi dështoi për të shkëlqyer në fazat e tjera, edhe pse në mënyrë befasuese ju akordua edhe “Topi i Artë” i Botërorit si lojtari më i mirë i Brazil 2014.

27- vjeçari madje u duk se vuajti zhgënjimin e Kupës së Botës edhe në fillimin e sezonit të ri me Barcelonën por tanimë e ka nisur në formë të shkëlqyer 2015 duke shënuar 9 gola që nga ndërrimi i viteve.

9 komente në “Mesi: Finalja e Botërorit, pengu im më i madh”

  1. Kiko says:

    Leo.une jam 1 sportedashes i futbollit gjerman.nuk po te flas si tifoz.ti nuk je lider ne ekip.a me thua si arrite ne finale? Arrite me fat,me kohe shtese ekipi priste nga ty ndonje magji si Maradona po ti nuk e bere se je 1 futbollist qe qe e gjithe skuadra luan per ty.duhet te ndodhi e kunderta ti duhet te luash per ekipin.prandaj ik luaj ne spanje.e pe cfare te beri bayern 0-7

  2. tani says:

    po i mo legen se nuk bere no nje gje ne botror

    1. Pilo Lala says:

      Messi e kupton mire qe nuk mund te rreshtohet mes yjeve te Futbollit, pa ngritur nje kupe bote.
      Krojfi nuk permendet me, sepse nuk ngriti kupe bote.
      Pelja, Maradona, Xavi, Platini, Bekenbauer, te gjithe kane mare trofene me te larte ne Bote.

      1. e verteta says:

        Me fal po kur e ka marre kupen e botes Platini? (Ndoshta i ka dhene Serbia ndonje kupe)

        1. Toni says:

          C’e nget mavrine, shihja emrin dhe beji shurren siper!

  3. legena says:

    Messi e coi Argjentinen n finale dhe po te mos ishte ai argj nk kalonte as grupin me ato palo lojtare qe nga palacio te biglia. Po ndwshjen e fundit higuani dhe palacio ta benin golin se smund te preses vetem nga mesi te marre topin dhe të shkoj te shenojë. Argjentines i mungoi dhe di maria

  4. Toni sport says:

    Ore cja futni kot.Duhet patjeter qe te fitoj nje kupe bote qe te hyje ne histori?Ku luajne ata mbrojtesat e boterorit ne Mars?Te gjithe ata gjeniu i futbollit i ka perdredhur sipas qejfit kur luajne kunder Barces.Duhet te jesh injorant futbolli te dalesh kunder Messit cdo njeri qe ka minimumin e njohjes e kupton klasin e pafund te asit argjentinas.Argjentina nuk ka kolektiv por ka individe te shkelqyer qe jane te gjithe gjela duhen puntore ne fushe jo egoizem kjo i mungon ketij ekipi.Dalja ne finale ishte frut i rastesise nga nje grup super i lehte shpetoi paq ne eleminimet direkt kujtoni ndeshjen me Zvicren.Ne finale luajti nje loje ne pritje dhe kishte rastet me te mira ne lojen e rregullt.Messi beri disa aksione sidomos ne fillim te pjeses se dyte qe po te ishte finalizuar tani do flisnim ndryshe.Nuk gjykohet nje futbollist vetem nga boterori edhe Skilaci ne 90 lujti nje boteror fantastik por pastaj shkoi per lesh.Shpesh behet krahasimi me Maradonen po ku ishte Maradona ne finalene 90 kundr Gjermanise?A luante apo jo?Ne pame te gjithe si iku Spanja sepse ne boteror eshte ceshtje forme fizike ne radhe te pare.Futbolli spanjoll deshtoi se nuk beri aspak pushim. Kampionati u luajt deri ne fund per titull,kupa kampioneve midis dy ekipeve te tyre dhe gjithe ata futbolliste erdhen te mbaruar nga lodhja.Ndryshe ndodhi me Gjermanine Bajerni fitoi 7 jave para kapionatin dhe kuptohet qe ishin te super forme fizike.Kjo beri dallimin plus qe kishte po ate ekip me pak ndryshime te 2010.

  5. mucua i tanes. says:

    qe messi eshte gjeni i futbollit ,kjo eshte aksiome .
    qe argjentina vete si skuader nuk ishte e pregatitur per te marre kupen e botes dhe kjo dihet .
    pse ,sepse argjentina nuk ishte solide sikur gjermania .gjermanet jane fanatike ,por jo aq sa italainet .
    fati qe cfare ndodhi me brazilin , me gjermanine ne ate fitore spektakolare por dhe shume -shume te lehte karshi brazilit ,ku ka drite-hijet e saj ,nuk di se si ta spiegoj.
    mungesa dhe ikja e italise perpara kohe dhe mos ndeshja e gjermanise me italine (te gjitha heret qe gjermanet jane shpallur kampione te botes apo te europes ,nuk jan endeshur asnjehere n eketo finale me italine ,sepse sa here qe gjermania eshte ndeshur me italine si ne boteror dhe europian me italine ,gjithmone eshte eleminuar ) ,ja beri asaj rrugen asfalt
    mungesa e di marias ishte decizive per argjentinen ,pastaj messi u sherbeu topa te arte ,bibiles ,apo bilias ,higuainit lavezit dhe nja 2 te tjereve ,por ata i shperdoruan .
    gjermania u fut ne fushe me mendimin per ta fituar boterorin ,kurse argjentina jo mendoj une .
    zvicra ,belgjika ,hollanda ,ishin ekipe pa emer sidomos 2 te parat por paraqiten nje futboll sulmues dhe atraktiv .
    argjentina vinte ne finale ku luajti ne te tre ndeshjet e fundit me shtese ,ku me hollanden vendosen penalltite .
    mendoj se ne se do te ishte di maria ne fushe argjentina do te ishte kampione e botes .
    sa per ate se per tu bere me i miri i te gjitha koherave duhet te fitosh kupen e botes ,kjo nuk qendron .
    pse ? ne se shohim 11 lojtaret me te mire te te gjitha koherave ,vetem messi eshte i “gjalle ” dhe aktiv kurse 10 te tjeret jane te “vdekur ‘
    tjeter gje eshte se nga 11 lojtaret 5 prej tyre kurre nuk e fituan me kombetaret e tyre nje boteror .
    maradona kishte ekip shume me te mire si ne 1986 po ashtu dhe ne 1990 ,kurse argjentina e messit nuk ishte kompakte .
    messi ka inteligjence super dhe e ka te lindur si asnjue perpara tij ne bote .
    ato qe messi ka bere deri tani ne fushen e lojes ,kurre nuk do te arrije ndonje lojtar tjeter ti beje .
    ai krijon gjithcka nga hici . kije inat ,por jepi hakun ,pastaj kampionati boteror eshte play-off dhe ka vetem 7 ndeshje per ate qe arrin ne finale ,por varet nga kampionati ku luan lojtari dhe sa i forte ka qene kampionati dhe sa jave perpara boterorit ekipi kombetar qe fiton ka me shume lojtare qe nuk jane konsumuar ne muajt mars-prill-maj .
    i hidhni nje sy historise se boteroreve dhe do te bindeni per kete qe them une .

  6. NAN MYZEQARI says:

    Ndjek footbull-in qe nga ’82.Per mua MESI eshte PERENDI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje