Mesfushorit i Realit te Madridit Sami Khedira në fund të sezonit do të transferohet tek ekipi i Bajernit te Mynihut.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca” është arrituar një marrëveshje midis klubit te Bajernit dhe Realit për të transferuar 27 vjeçarin në “Allianz Arena”.
Trajneri i Bayern, spanjolli Pep Guardiola dëshiron të përforcojë repartin e mesfushës duke shprehur hapur dëshirën e madhe për të marrë shërbimet e tunizianit Khedira.
Lëvizja pritet të përfundojë me sukses gjatë merkatos të verës për shkak se mesfushori gjerman është aktivizua pak tek ekipi merenges nën drejtimin e tranjerit Italian, Karlo Ancelotit.
Khedira ka luajtur vetëm 15 ndeshje si titullar duke u pozicionuar si rezervist në pankinën e klubit madrilen.e.d