Antonio Konte mendon largimin nga Italia

7 Shkurt 2015, 17:07Sport TEMA

Luftë e hapur mes klubeve të Serie A dhe trajnerit të Kombëtares së Italisë, Antonio Konte.

Përplasja është e dukshme sepse tekniku nuk do të mundet të bëjë një fazë seleksionimi.

Konte kërkoi bashkëpunimin e klubeve, por nuk gjeti mbështetje.

Por, një tjetër çështje që ka nxehur jo pak ish- trajnerin e Juventusit është edhe fakti se data e finales së Kupës për vitin 2016 nuk është caktuar ende.

Në këtë situatë, zërat për një largim të mundshëm të Kontes nga stoli i Italisë janë shtuar, edhe pse presidenti i Federatës, Tavekio, i ka premtuar zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull.

Euro 2016 starton në 10 qershorin e vitit të ardhshëm dhe në përfundim të kampionatit, lojtarët do të kenë një javë pushim.

Në këtë mënyrë Konte do të ketë në dispozicion vetëm 2 javë për të përgatitur europianin dhe nëse finalja luhet në 19 apo 21 maj, kjo do t’i komplikonte shumë gjërat.

Gjithsesi, dorëheqja duket shumë larg, sepse Konte nuk dëshiron të largohet nga kombëtarja në këtë pozitë, pasi do ta ulte shumë besueshmërinë, ndërsa ai mbetet në pritje të një oferte të rëndësishme nga klubet e mëdha të kontinentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje