Neimar-Mesi-Suarez, është kjo treshja që ka bërë të ëndërrojnë të gjithë tifozët e Barcelonës.
Forma e shkëlqyer e brazilianit, argjentinasit dhe uruguaianit vazhdoi edhe në sfidën ndaj Atletik Bilbaos, ku secili prej tyre realizoi nga një gol.
Në total në këtë sezon Neimar numëron 23 gola, plot 33 herë e ka dërguar topin në rrjetë Leo Mesi, ndërkohë që Luis Suarez edhe pse ka hyrë disi me vonesë në mekanizmat e Barcës, gjatë muajve të fundit është treguar me të vërtetë fantastik, pasi përvec se ka realizuar disa gola me peshë, ka arritur të jetë shumë përcaktues për skuadrën.
Në “San Mames” treshja amerikano-jugore dha shfaqen më të fundit madje goli i realizuar nga Suarez ishte i prodhim i tre yjeve, pasi u nis nga Neimar, u përpunua nga këmbët e Mesit dhe u finalizua nga uruguaiani.
Por, edhe pse kjo treshe nuk ndalet së shkëlqyeri, sipas 23-vjecarit brazilian Neimar, ata ende nuk e kanë dhënë më të mirën e tyre në fushë.
Ish- lojtari i Santosit u premtoi tifozëve se gjatë të ndeshjeve të ardhshme do të shikojnë të tjera mrekulli nga kjo treshe ëndrrash:
“Unë nuk besoj se ne jemi të pandalshëm por fakti që punojmë gjithnjë e më shumë na jep mundësi të kuptohemi në mënyrë fantastike në fushën e lojës.
Jam i sigurt se skuadra do të vazhdojë në rrugën e fitoreve ndërsa unë, Mesi dhe Suarez do të përmirësohemi akoma edhe më tepër.
Jemi mirë, por nuk duhet të ndalemi këtu, pasi sezoni është ende edhe shumë i gjatë.
E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të përqëndrohemi te puna jonë dhe të përpiqemi të ndihmojmë skuadrën me paraqitjet tona.
Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi.
Ajo që bëmë ndaj Bilbaos ishte me të vërtetë dicka fantastike”.
Ndaj Atletik Bilbaos, Barcelona koleksionoi fitoren e 9-t radhazi në të gjitha kompeticionet dhe tashmë e sheh veten vetëm 1 pikë pas Realit kryesues në La Liga.