Pas kaosit të krijuar nga tifozët e vëndit organizator të Guinesë Ekuatoriale në gjysëmfinalen kundër Gamës, presidenti I Fifas, Sep Blatter I ka dalë në mbrojtje futbollit afrikan.
Numri 1 I Fifas ka kritikuar median duke u shprehur se flasin vetëm për episode e këqija duke I lënë mënjanë lajmet që janë të mira.
”Lajmi I mirë nuk është lajm, ndërsa I keqi përbën lajm.
Mediat flasin vetëm për episode negative, por futbolli është një sport pozitiv dhe duhet ta lëmë të qetë.
Në kupën e kombeve që po zhvillohet në Afrikë, unë nuk po shikoj asnjë aspket negative, sic e paraqesin mediat.
Mediat po na bëjnë skllevër me opinionet e tyre” deklaroi Blatter.
Në ndeshjen gjysëm finale ndërmjet Guimesë Ekuatoriale dhe Ganës tifozët vëndas goditën me shishe plastike dhe stola lojtarët dhe stafin e kombëtares ganeze, duke e ndërprerë ndeshjen për 30 minuta.
Për të qetsuar situatën duhej ndërhrja e policisë dhe helikopterit nga ajëri për të rivendosur rendin./f.b
Edhe aty punë dronash paskësh qenë. Nuk do habitesha nëse Blatteri do mbante anën e tifozëve. Jo, se kështu i bie logjikisht.
Ik o plak matrapaz se e menderose futbollin me mashtrimet dhe matrapazlleqet e tua, mjaft me shporru nga skena futbollit.