Morata: Krenar që luaj përkrah Tevez

9 Shkurt 2015, 15:48Sport TEMA

Kariltos Tevez dhe Alvaro Morata nuk janë dyshja sulmuese më e mirë në botë, por në kampionatin italian janë pikërisht ata që bëjnë diferencën.

Së bashku do të provojnë të udhëheqin Juventusin edhe në Europë, fillimisht duke eliminuar Borusian e Dortmundit.

Në sfidën e fundit të kampionatit atë ndaj Milanit si Morata edhe Tevez shënuan respektivisht nga një gol.

Për talentin spanjoll ai ndaj kuqezinjëve në Juventus Stadium ishte goli i 7-të me fanellën e bardhezinjëve.

Me kalimin në Torino, Morata është rritur shumë si futbollist dhe sipas tij një meritë të madhe për këtë e ka padyshim Karlos Tevez:

“Bashkëpunimi mes meje dhe Tevez në fushën e lojës është gjithnjë në rritje.

Nga ai po mësoj gjithçka.

Karlitos është një kampion i madh në nivel botëror.

Kualiteti që ai zotëron është me të vërtetë shumë i lartë.

Tevez meriton të vlerësohet jo vetëm  se shënon shumë gola dhe bën gjëra të paimagjinueshme në fushën e lojës  por edhe për faktin se i transemeton të gjithë skuadrës shpirtin e tij luftarak.

Ai është i pari këtu te Juventusi që nuk dorëzohet asnjëherë dhe për asnjë arsye”.

Me transferimin e tij nga Reali i Madridit te Juventusi gjatë verës së kaluar, Morata fillimisht e kishte të vështirë të gjente hapsirat e nevojshme në formacionin e skuadrës bardhezi.

Megjithatë me kalimin e muajve duke parë edhe rritjen që ka pasur djaloshi 22-vjecar, trajneri i Juventusit Masimiliano Allgri i ka dhënë më shumë besim atij, dhe në disa raste ka ulur në stol Fernando Lorenten për ti bërë vend Moratas.

I riu nga gadishulli iberik ia ka shpërblyer besimin teknikut 47-vjecar pasi ish sulmuesi i Realit të Madridit jo vetëm që i dha kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Juventusit me golin që shënoi ndaj Parmës por rezultoi vendimtar edhe në përballjen e fundjavës së sapo lamë pas teksa në sfidën ndaj Milanit realizoi golin që i coi shifrat në 3-1 duke i hapur rrugën e fitores skuadrës piemonteze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje