Kampionët ne Fuqi të Europës, Reali I Madridit kërkon që të rikthejë sërisht në skuadër ish sulmuesin e tyre, Alvaro Morata.
Madrilenët të cilët e shitën gjatë merkatos së verës së kaluar Spanjollin, për shifrën e 22 milionë eurove kërkojn që ta blejnë përsëri për shifrën e 30 milionë euro.
Morata është duke shkëlqyer këtë sezon tek ekipi I drejtuar nga Masimiliano Alegri, Juventusi ku ka shënuar 7 gola, dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit madrilène të pendohen për shitjen e tij.
Ky është një tregues i qartë për rritjen progresive të Moratas, pasi e nisi sezonin nga infermieria për shkak të një dëmtimi, I cili ka fituar edhe vëndin e titullarit duke ulur në stol patriotin e tij Fernando Lorente.
Iniciatori I rikthimit të 21-vjecarit tek “Los Blankos” është vetë presidenti Florentino Perez I cili po këmngul për rikthimin e sulmuesit pasi nuk dëshiron që ta humbasë sulmuesin që premton shumë në të ardhmen./f.b