Kontrata me Kievon, gjobë për Etrit Berishën?

12 Shkurt 2015, 15:00Sport TEMA

E ardhmja e Etrit Berishës mbetet ende e paqartë për shkak të një hetimi që është nisur nga Gjykata Federale Kombëtare për shkak të parakontratës që ai ka pasur me Kievo Veronan ,por më pas firmosi me skuadrën e Lacios.

Sipas asaj që shkruhet në faqen e Federatës Italiane të Futbollit, lojtari ka një kontratë të depozituar me Lacion në 1 shtator 2013, edhe pse më përpara kishte firmosur në 29 korrik 2013 me Kievon.

Sipas Federatës, Berisha ka shkelur normativën federale që e ndalon një lojtar të nënshkruajë brenda një sezoni me disa klube.

Por çfarë mund të ndodhë në këtë situatë? Nëse nuk do të ketë surpriza, brenda muajit shkurt do të caktohet data e gjyqit në Gjykatën Federale në të cilën avokatët e portierit shqiptar do të japin argumentet e tyre.

Në Formelo, përfaqësuesit ligjorë klëmbëngulin se portieri ka firmosur një kontratë të rregullt sepse me Kievon, Berisha ka arritur marrëveshjen për një parakontratë, ashtu siç parashikohet edhe nga normat ndërkombëtare.

Sipas mediave italiane, kjo çështje mund të mbyllet me 20 deri në 30 mijë euro gjobë por çështja mbetet në zhvillim, prandaj i rëndësishëm në këtë mes do të jetë interpretimi që do t’i bëjnë ligjeve përfaqësuesit ligjorë të lojtarit dhe skuadrës së Lacios.

Përsa i përket futbollit të luajtur, gardiani kuqezi rikthehet titullar këtë fundjavë për të mbrojtur portën e skuadrës bardhkaltër në transfertën e Udines për shkak të pezullimit të Marketit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje