Çelsi blindon Hazardin, deri në vitin 2020

12 Shkurt 2015, 17:59Sport TEMA

Chelsea ka blinduar Belgun, Eden Hazard. 24-vjecari që është një nga mesfushorët më të mirë në botë ka rinovuar kontratën me ekipin Londinez deri në vitin 2020.

Hazard është transferaur tek Chelsea në vitin 2012 nga skuadra Franceze e Lilës, për shifrën e 32 milionë stërlinave, duke u shëndërruar në një nga lojtarët kryesorë në ekipin e drejtuar nga Jose Murinjo.

Pas nënshkrimit të kontratës Hazard është shprehur mjaft I kënaqur për këtë marrveshje, duke theksuar se do të japë maksimumin për të kënaqur tifozët.

” Jam bëtë pjesë e Chelseas gjatë vitit 2012 dhe gjithmonë jam ndier shumë mirë, ku nuk ka munguar as mbështetje e drejuesve të klubit.

Trajneri gjithashtu më ka ndihmuar që të përmirsohem akoma edhe më shumë.

Jam përpjekur gjithmonë që tu jap kënaqësi tifozëve me stilin tim të lojës dhe jam shumë I kënaqur që puna ime po vlerësohët.” u shpreh Hazard I cili është duke luajtur sezon e tretë tek Blutë e Londrës./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje