Migjen Basha kërkohet nga Grashopers

12 Shkurt 2015, 19:57Sport TEMA

Ekipi Zvicerian i Grashopers, është vënë në ndjekjë për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, Migjen Basha.

Lajmi është bërë i ditur nga e përdishmja zviceriane “Blick” e cila ka raportuar se klubi i Grashopers, do ti bëjë një ofertë gjatë merkatos së verës ekipit të Torinios, për Migjen Bashën.

26-vjecari, nuk ka luajtur ende asnjë minutë me Torinon këtë sezon, për shkak të dëmtimit që ka pasur në  këmbë, i cili e mbajti për një periudhë të gjatë larg fushave të lojës.

Në këtë mënyrë, Grashopers, ekip me të cilin ka luajtur edhe vëllai i tij, Vullnet Basha në sezonin 2010-2011, kërkon që të përfitojë nga kjo situatë, për të rikthyer përsëri lojtarin në kampionatin helvet, kampionat të cilin Basha e njeh shumë mirë.

Në kampionatin zvicerian luajnë shumë futbollistë të përfaqësueses Shqipatre si Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Jahmir Hyka etj, por ai që po shkëlqen më shumë është sulmuesi Shkëlzen Gashi, i cili është shpalur golashënuesi dhe lojatri më i mirë në Zvicër./f.b

2 komente në “Migjen Basha kërkohet nga Grashopers”

  1. NJE KOMB NJE KOMBETARE says:

    Po, Shkelzen Gashi, lojtari me i mire ne Zvicer te cilin GDB nuk e therret ne kombetare!!

  2. Gezimi says:

    Ju lutem shkruajeni mire fjalen. Eshte Grasshopers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje