10 fitore në 10 ndeshjet e fundit.
Kaq ka mjaftuar që Barcelona të rikthehet kryefjalë e futbollit spanjoll.
Që nga humbja në “Anoeta”, skuadra e Luis Enrikes është ringritur nga hiri i saj duke zhvilluar një sezon fantastik, edhe pse disa muaj më parë, hijet e kandidatëve për pankinën katalanase vërtiteshin mbi kokën e trajnerit aktual.
Por, përveç sukseseve në fushë, fitorja më e madhe për këtë grup është rikthimi i Mesit në nivelet më të larta sepse numri 10 duket ai i kohëve të vjetra, duke shënuar me një frekuencë konstante dhe për më tepër, është ai që dikton ritmin e ndeshjeve të Barcelonës.
Kjo ecuri ka shtuar presionin ndaj Realit të Madridit, që vazhdon të kryesojë kampionatin, por tashmë me vetëm një pikë më shumë, ndërsa Barcelona është shumë pranë finales së Kupës së Mbretit dhe mbetet në garë për të treja kompeticionet sezonale, raporton Sport News.
Aktualisht është e vetmja skuadër spanjolle që mund ta mbyllë sezonin me tripletën e famshme, por mbi të gjitha, është e vetmja skuadër në këtë kampionat që mund ta përsërisë këtë sukses për dy herë.
Në Europë, vetëm Bajerni i Mynihut mund ta rivalizojë Barcelonën në këtë aspekt, pasi gjigandët e Bavarisë fituan gjithçka në vitin 2013 dhe janë në garë për ta bërë një gjë të tillë edhe gjatë këtij viti.
Në kampin katalanas, pikëpyetjet më të mëdha lidhen me ecurinë në Champions League, ku përveçse një skuadër të mirë, duhet të kesh edhe fatin me vete.
Mancester Siti mund të jetë thjesht pengesa e parë e madhe në rrugën e gjatë për të ngritur në Berlin trofeun me veshë të mëdhenj.
Historia ndryshon në Kupën e Mbretit, ku Barcelona duhet thjesht të mbrojë fitoren 3-1 në 90 minutëshin e dytë kundër Vilarreal, për të pritur në finale njërën prej çiftit Atletik Bilbao-Espanjol.
Në kampionat, çështja ndryshon, sepse rruga drejt suksesit kalon nga ndeshja kundër Realit të Madridit që do të luhet në 22 mars në “Kamp Nou”.
Nëse ekipi ruan të njëjtin ritëm deri në atë datë, atëherë do të jetë më e lehtë që ndaj “Los Blankos” të zbresë në fushë me bindjen se titulli është në duart e skuadrës së Luis Enrikes.
Gjithsesi, Primera Division ka ende shumë pikëpyetje pasi Barcelona do të udhëtojë edhe në “Vinsente Kalderon”, ndërsa rruga mbetet e gjatë mes transfertave delikate dhe kundërshtarëve të paparashikueshëm.
Për të marrë maksimumin nga ky sezon, Barcelona do të ketë nevojë jo vetëm për Mesin, por edhe për dyshen tjetër të sulmit, Neimar-Suarez.
Braziliani po konfirmohet si blerja e duhur pasi është integruar në mënyrë perfekte në mekanizëm, ndërsa uruguaiani po jep shenjat e para pozitive.
Barcelona po rikthehet ajo e epokës “Guardiola” por për ta konfirmuar ose përgënjeshtruar këtë, fjalën e ka fusha e blertë.
eshte shpejt per tu entusiazmuar .
ne se rreh sevillen jashte dhe realin brenda ,barca automatikisht eshte fituesja e la-liges ,kurse ch-league edhe me tutje mbetet cmim politik dhe resto qe jepet sipas deshires se blaterit .
copa del rey-n ,barca e ka fituar qysh se eleminoi atletikon qe degjeneroi realin .
kush eshte shkruesi i artikullit , botoheni emrin, te pakten te ndajme budallenjte nga keta te saktit , dhe te lexojme nje gje per te qeni , ndonjehere….jo “botuar nga Tema”.Na e kan heq petllen gazetaret{nese quhen}tuaj.
me qe ra fjala, artikulli eshte shkruajtur nga te saktit…