Pas katër fitoreve rradhazi Napoli, ka pësuar një humbje të rëndë kundër Palermos në “Renzo Barbera”.
Siciliantë zhvilluan një lojë spektakolare duke fituar bindshëm kundër Napolitanëve me rezultatin 3-1 duke dominuar për 90 minuta takimin.
Vëndasit arritën të zhbllokonin rezultatin shumë shpejt ku në minutën e 15, Lazar shënon një super gol nga 40 metra, ndërsa Vaskuez do të dyfishonte shifrat në 2-0 , për të shkuar në dhomat e zhveshjeve të qetë me avatazhin e dy golave.
Në pjesën e dytë është përsëri Palermo, që dominon takimin duke shënuar edhe golin e “konck downit” me anë të Rigonit.
Ndërsa Napoli do të shënontë golin e nderit në minutën 82 me antë të sulmuesit Gambiadini por ishte shumë vonë për të rihapur lojën.
Me këtë humbje Napoli mban vëndin e tretë me 42 pikë me Fiorentinën që i afrohet ndjeshëm të kaltërve në luftën për zonën “Champions”, ndërsa Palermo renditet në vëndin e shtatë me 33pikë të grumbulluara./f.b
https://www.youtube.com/watch?v=ioJwJG3i4qw