Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Empolit në “San Siro”.
Kuqezinjtë nuk kanë mundur dot që të fitojnë sërisht duke konfirmuar edhe nje here krizën që po kalojnë këtë sezon. Ekipi I drejtuar nga Pipo Inzaghi zhvilloi një pjesë të parë të mirë duke gjetur edhe golin e avantazhit me anë të sulmuesit të ardhur gjatë merkaos së janarit, Matia Destro, I cili realizoi golin e pare me fanellën e Milanit pas asist të marrë nga Bonaventura, duke menduar se do të ishte një fitore e lehtë.
Në pjesën e dytë ndodhi e kundërta, pasi Empoli ,ishte më superior duke sulmuar vazhdimisht portën e mbrojtur nga Diego Lopez për të kërkuar golin e barazimit, që do ta realizonte në minutën e 68 me anë të sulmuesit Makarone, pas një asiti perfekt të marrë nga mbrojtësi I kombëtares sonë Elseid Hysaj I cili ishte titullar për 90minuta duke bërë një paraqitje shumë të mirë.
Rezultati do të mbetej I pandryshur deri në fund të ndeshjes me Empolin që merr një barazim shumë të cmuar ndërsa Milani rikonfrimon edhe një herë formnë dobët që po kalon këtë sezon.
Me këtë barazim Milani renditet në vëndin e 10 me 30pikë të grumbulluara ndërsa Empoli mban vëndin e 15-të me 24 pikë./f.b
https://www.youtube.com/watch?v=MSBRjuqYVcI