Luçiano Moxhi në “Jamais Vu”: Maradona, një lojtar i rrallë që jetoi dramën e tij si njeri i brishtë

15 Shkurt 2015, 18:34Sport TEMA

Në studion e emisionit “Jamais Vu” këtë të shtunë përballë gazetarit Mustafa Nano, për intervistën fotografike ishte i ftuar Luçiano Moxhi, ish drejtori i përgjithshëm i skuadrës italiane të Juventusit

Që në hapje të emisionit, moderator i saj bëri të ditur faktin se me Luçiano Moxhin, një njeri fort i njohur në botën e sportit, ishin miq. Ndërsa vetë Moxhi u shpreh me nota entuziaste për pritjen që atij i është bërë në Shqipëri, që në fakt ai e cilësoi si “të jashtëzakonshme”.

Himni i Juventusit kënduar në stadium, me këtë u hap intervista në “Jamais Vu”. I pyetur se si ka lindur himni i Juventusit Luçiano Moxhi dha këtë panoramë: “Himni i mëparshëm është diçka antike, mua nuk më pëlqente, ndaj u mundova ta rinovoja pak. Madje shkuam më shumë dhe bëmë një himn të ri. Skuadra e regjistroi himn në një disk. Madje na ftuan dhe në Sanremo. Por atje djemtë e skuadrës nuk kënduan, stononin të gjithë. Megjithatë duhet thënë se disku pati mjaft jehonë”.

Moderatori i emisionit e pyeti Luçiano Moxhin se përse emri i tij unifikohej me atë të Juventusit ndërkohë që ai kishte punuar me shumë skuadra si me Lacion, Romën e Napolin.

“Unë kam lindur me Juventusin, kam punuar fillimisht aty. – tha Moxhi. –  Isha tek Napoli në kohën e Maradonës. Fituam një kupë UEFA me këtë skuadër. Por me Juventusin u bëmë kampion bote”.

Ndërsa i ngacmuar se cila nga përvojat kishte qenë më e rëndësishme për të, Moxhi u shpreh: “Le të themi që janë gjëra të ndryshme. Napoli kishte lojtarë shumë të rëndësishëm si Maradona. Pra, në fakt Maradona ishte Napoli. Për sa i përket Juventusit ndërtuam pak nga pak një skuadër që u fuqizua shumë duke u lënë pak hapësirë të tjerëve. Por u ndëshkuam kur ndërruan jetë Anjelët”

Fotoja e radhës kishte të fokusuara një mori gazetash italiane. “Me gazetat na ka lindur një problem i madh. – tha Moxhi. – Përgjithësisht ndodh që gazetat lokale mbështesin ekipet lokale. Por me “Della Sport” patëm një problem, sepse ata pasqyruan diçka që nuk ishte krejt reale, por që lajmi i kaloi kufijtë e Italisë. Ndërkohë që Anjelët u larguan nga jeta pati probleme që kishin lidhje me trashëgiminë. Pasi vdiq dhe avokati i familjes Anjeli, ne mbetëm në mes të dallgëve që kërkonin të shkatërronin dhe të nxirrnin nga loja ata që kishin ndërtuar diçka të mirë”.

Më pas u transmetua një sekuencë nga një filmi italo-argjentinas mbi jetën e Maradonës. Luçiano Moxhi tha: “Maradona ishte nga ata lojtarë që nuk mund të dilte ditën nga shtëpia se do t’i vërsuleshin të gjithë tifozët për ta përqafuar e për t’i kërkuar autografe. Kështu qe ai preferonte të dilte vetëm natën. Kjo ishte drama e tij. Bëri një jetë aspak të rregullt. Shpesh nuk vinte dhe në stërvitje. Nëse e shohim si njeri e gjykojmë në një mënyrë, si lojtar në një mënyrë tjetër. Ishte një lojtar i rrallë, por njeri i brishtë. Megjithatë më duhet të them që Maradona ishte njeri altruist që e donin shumë shokën, sepse ai vetë dinte t’i bënte ata që ta donin. Ai nuk dinte të fliste keq për shokët. Por dinte t’u bënte dhurata atyre dhe napolitanëve. Pastaj flasim dhe për njeriun që binte pre e drogës. Që të gjykojmë Maradonën duhet të gjykojmë dy njerëz”.

Por a do ta kishit marrë Maradonën te Juventusi? Kësaj pyetje të moderatorit të emisionit Luçiano Moxhi iu përgjigj: “Si lojtar do ta kisha marrë. Si njeri do doja ta korrigjoja. Por është e vështirë të korrigjosh njeri me problem. Për napolitanët Maradona ishte Zoti. Ndërsa në Torino nuk ka Zot, atje është tjetër gjë”.

Më pas u shfaq një foto ku ishte shkruar ky ushtrim matematike: 2+2 = 5. Pyetjes se cilët janë ata që kanë interesa të bëjnë një zgjidhje të tillë, Moxhi iu përgjigj: “Gazetat bëjnë këtë që 2+2 =5. Ata krijojnë mite, duhet t’i vlerësojmë gazetat për diçka por jo për diçka tjetër. Një botë pa gazeta nuk do të ishte një botë e bukur si tani. Megjithatë ato krijojnë mite. Në Tokio ne na thërrisnin “skuadra e Maradonës” jo Napoli. Gjithashtu Juventusi ishte “skuadra e Del Pieros”. Na identifikonin kështu. Kjo ishte puna e gazetave, kështu e kishin ngritur mitin e tyre. Ka lojtarë që janë bërë kampionë më shumë nga sa janë falë punës së njerëzve që këtë e kthejnë në marketing. Nëse një sportist jep intervista më shumë në një gazetë ata e bëjnë hero dhe ndodh e kundërta kur nuk jep intervista”.

Në fotografinë e fundit të emisionit u shfaq portreti i Igli Tares. Duke parë këtë foto Luçiano Moxhi tha: “Ai është një drejtuesi i mirë, fjalëpak. Është një njeri që nuk bezdis, punon me kujdes. Ai preferon të rrijë urtë dhe të dëgjojë. Me siguri i kanë mësuar që është më e lehtë të flasësh se të dëgjosh, kështu që ai bën më të vështirën: dëgjon”

 

5 komente në “Luçiano Moxhi në “Jamais Vu”: Maradona, një lojtar i rrallë që jetoi dramën e tij si njeri i brishtë”

  1. xhemal says:

    ku i gjen mucua funderrinat e italise ti intervistoje

    1. Sali Protopapa says:

      Jam dakort. Ja, sikur te intervistonim Ty, do ishte mire!
      Po ku ka me kelysh kurve se Moxhi, e njeh ti apo jo?

  2. enter''" says:

    Mafia e Juventusit.

  3. zhan zhak says:

    Vari Turkofagosin edhe Mucos edhe Lucios.

  4. Saliu komunist i pabese dhe serb says:

    Cne ky Muco pilafi nga fshatrat e Skraparit, ku pula ha gure, te jete mik i nje Mafiozi Nderkombetar si Luciano Moxhi me te birin. Moxhi ishte koka e mafias se basteve ne Serine À, ne Itali, ku ndeshjet paracaktoheshin dhe Juventus vetem duhet te fitonte, ku iu hoq edhe nje kampionat. NE Itali u vu ne pune nje prokurori e tête ne skandalin me te madh te futbollit qe u quant “calciopoli” dhe nje nga drejtuesit ishte ky shemtaraqi si vellaji i majmunit Cita, Luciano Muti Moxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje