Nejmar: Mesi, miku më i mirë që kam tek Barcelona

16 Shkurt 2015, 12:28Sport TEMA

Sulmi i Barcelonës është duke kaluar një sezon fantastik këtë sezon ne “La Liga’  me treshen Mesi- Nejmar dhe Suarez, te cilët po funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme në fazen ofensive.

Kjo gjë u tregua më së miri në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Levantes në “Kam Nou”, ku te tre sulmuesit ishin protagonistët kryesore me golat e tyre ne fitoren 5-0.

Braziliani Nejmar në një prononcim për mediat spanjolle u shpreh se cdo gjë në skuader po shkon në mënyrën më perfekte.

23-vjecari theksoi gjithashtu se miku më i mirë i tij tek katalanasit është argjentinasi Lionel Mesi, si brenda, ashtu dhe jashte fushe:

“Cdo gjë po shkon në mënyrën më perfekte tek sulmi dhe loja e Barcelones.

Per mua është nder që luaj përkrah Mesit dhe Suarezit.

Jam shume i lumtur për rezultatet që skuadra ka marrë në keto javë.

Mesi është miku më i mirë që kam tek Barcelona, si brenda fushe dhe jashtë saj, shkojmë shumë mirë me njëri tjetrin”, deklaroi Nejmar i cili ka shënuar 17 gola këtë sezon ne “La liga” me katalanasit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje