Alban Meha dhe Odise Roshi shkëlqejnë në Gjermani

16 Shkurt 2015, 11:34Sport TEMA

Alban Meha dhe Odise Roshi kanë shkëlqyer këtë javë me skuadrat ne tyre në Bundeligën Gjermane.

Meha I dha një trepikësh të rëndësishëm skuadrës së tij Paderbornit në transfertën kundër Hanoverit duke realizuar një gol fantastik nga goditja e dënimit.

Mesfushori I kombëtares Shqipatre realizoi 10 minuta përpara fundit të ndeshjes kur rezultati ishte I barabartë 1-1, duke I dhënë një fitore shumë të rëndësihme Paderbornit e cila renditet në vëndin e 12 me 23 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë një gol të rëndësishëm ka shënuar edhe për skuadrën e tij në Bundesligën Gjermane 1, mesfushori shqipatr Odise Roshi.

Fieraku ishte autori i vetem i golit ne ndeshjen qe Frankfurti fitoi ne transferte kunder Lepinzgit.

23-vjecari  përfitoi nga një pasim i gabuar i portierit kundërshtar dhe pasi e shmangu këtë të fundit e dërgoi me lehtësi topin në rrjetë.

Ky është goli I dytë rradhazi i Roshit, ku në 11- ndeshje ka realizuar  3 gola duke treguar një formë mjaft të mirë, I cili është dhe një sinjal pozitiv për tifoat kuqezi në prag të ndeshjes eliminatore kundër Armenisë ne “Elbasan Arena”./f.b

https://www.youtube.com/watch?v=EgqCF0dwTMM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje