VIDEO/ “La Liga”, Barcelona “manita” kundër Levantes

16 Shkurt 2015, 11:05Sport TEMA

Messi, Nejmar,Suarez janë këta, treshja fantastike që po udhëheqin Barcelonën këtë sezon në “La Liga”, duke realizur në cdo takim.

Katalanasit e Luis Enrikes arritën një fitore të thellë 5-0, kundër Levantes në “Camp Nou” duke ruajtur distancën me 1 pikë larg Realit të Madridit. Argjentinasi Lionel Messi, ishte lojtari më I mirë I ndeshjes duke shënuar një tregolësh në ndeshjen e tij të 300 në “La Liga” me Barcelonën.

Serinë e golave për Katalanasit e hapi braziliani Nejmar në minutën e 17 pas assist të marrë nga Pedro, duke u dyfishuar më pas nga Mesi I cili shënon golin e dytë, 5 minuta pra fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte spektakolare, ku protagonisti kryesorë është përsëri Lionel Messi që realizon edhe dy gola të tjerë në minutat 59, dhe 65 duke realizuar tregolshin e 23-të në karrierën e tij.

Por goleada e “blaugranave” nuk do të ndalej, pasi do të ishte rradha e Uruguaianit Luis Suarez, që realizon një gol spektakolar me rrafishatë për të vulosur përfudimisht shifrat në 5-0.

Me këtë fitore Barcelona renditet në vëndin e dytë me 56pikë, një më pak se Reali që mban vëndin e parë./f.b

http://www.youtube.com/watch?v=JyePOFYMk3k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje