Serbët, lobim ndërkombëtar për ndeshjen me Shqipërinë

18 Shkurt 2015, 11:19Sport TEMA

Edhe pse bëhet fjalë për një takim futbolli, hapin e parë në përgatitjen e takimit që pritet nga të gjithë me aq shumë kërshëri e ka hedhur politika serbe.

Shqipëri-Serbi luhet në 8 tetor, dhe serbët kanë filluar lobimin që të kenë një mbështetje sa më të madhe ndërkombëtare në ndeshjen që pritet të luhet në Shkodër.

Edhe pse bëhet fjalë për një takim futbolli, hapin e parë në përgatitjen e takimit që pritet nga të gjithë me aq shumë kërshëri e ka hedhur politika serbe.

Lobimi i tyre do të sjellë në Shqipëri komisionerin e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, raporton Sport News.

Konfirmimi erdhi nga vetë Hahn para nisjes së turit të tij të dytë drejt Ballkanit, itenerar ku nuk është programuar një ndalesë në Tiranë.

Duke shpjeguar këtë mungese Hahn u shpreh në lidhje me Shqipërinë:

“Nuk kam me të vërtetë ende një datë të caktuar se kur do të vizitoj Shqipërinë por do të jem atje shumë shpejt. Nga ana tjetër kjo nuk duhet parë si justifikim, por ka një shpjegim pozitiv.

Zakonisht të udhëtosh për diku është tregues se atje ka një urgjencë.

Të mos udhëtosh për diku nënkupton se atje nuk ka probleme kaq të dukshme për momentin, por do të jem atje për të parë ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë në Shkodër.”

Vizita e Hahn në Shqipëri pikërisht për ndeshjen me Serbinë nuk mund të jetë një rastësi por edhe fryt i përpjekjeve të politikës serbe për një mbështetje ndërkombëtare për takimin Shqipëri-Serbi.

Pas incidenteve të rënda që shoqëruan takimin mes dy skuadrave në 14 tetorin e kaluar në Beograd kjo nuk mund të jetë më thjesht dhe vetëm një ndeshje futbolli.

Sporti ishte ndër të rrallat takime që bëhej pa asistencën e ndërkombetarëve mes shqiptarëve dhe serbëve, por për fat të keq edhe ai nuk shpëton dot.

Gjithcka vjen si pasojë e asaj që ndodhi në Beograd dhe paaftësisë së serbëve që të jenë pa asistencë përballë shqiptarëve.

11 komente në “Serbët, lobim ndërkombëtar për ndeshjen me Shqipërinë”

  1. veterani says:

    Ca jan kto turpe ore gazetar ,qe i fryni nje zjarri te kot,”kjo nuk mund te jete thjesht nje ndeshje futbolli “thoni ju por cfar eshte na e spjegoni me ate largpamsin tuaj more gazetare.

    1. raimond vlonjati says:

      Esht ndeshje futbolli me nje armik te betuar, qe e perdor futbollin per te shprehur instiktet e armiqesise se tij te verber ndaj nesh,
      Ndaj nuk esht thjesht nje ndeshje futbolli….

      Dhe ne fakt ajo ndeshje nuk duhet bere fare ne Shqiperi…

  2. neritan says:

    Eshte e vertete qe ky tipi duhet te kishte shkuar dhe ne ndeshjen tone ne beograd, por ajo iku dhe ne e hengrem per shkak te managementit tone ne futboll dhe politike.. si dhe te menyres foshnjore qe u sollem dhe ne.
    Ai ben mire te vi te shikoj ndeshjen ne shkoder dhe duhet te jemi ne qe duhet te tregohemi te qyteteruar. nese do e shohim ndeshjen si hakmarrje do te hazhdojme vazhden tone te gabimeve te renda.

  3. Jetoni says:

    O injoranta. Han e ka konfirmuar se do te vij ne Shkoder ne ndeshjen Shqiperi-Serbi pas takimit te par ne Bruksel me Ministrin e Shqiperis Ditmir Bushatin. Pra e ka ftuar Bushati e jo serbet o idiota.

  4. Para Laci says:

    Po hajde e mir se te vish se s’do ndodhi ndonje hata!

  5. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Pikerisht kjo verteton ndryshimi mes diplomacise se rrafinuar serbe dhe diplomacise tone amatore. Nje ose dy figura te BE-se ne stadiumin tone do te thote siguri e plot per skuadren e serbeve. Jo, se nuk do te ishin te sigurt sikur te mos ishte prania e diplomatit te lartepermendur, por nga ana psikologjike skuadra e Serbise do te jete shume here me qete.
    Paraperfytyroni sikur ne ndeshjen qe e zhvilluam ne atje, te kishin qene disa diplomat te BE-se! Edhe nese do te ndodhnin ato qe ndodhen, Kombetarja jone do te kishte nje pozicion shume here me te favorshem perpara gjykates se kasacionit se ky i tanishmi.
    Edhe pse gjithe Evropa e pa me sy dhe e degjoi me veshe racizmin serb kunder shqiptareve, diplomacia serbe harriti ta shfajesoj vendin e vete, duke na ber ne fajtor te asaj situate, qe ata vete e paten krijuar perpara se te valvitej flamuri jone mbi stadium. Madje gjithekush e pa dhe e degjoi, se si zevendesja e Baroneshes Ashton, doli perpara medjave dhe lavderoi punen e policis serbe.
    Dhe kjo vetem ne saj te diplomacise serbe, e cila jo vetem eshte shume yje drite larg tones por i qendron nje linje besnike, pa patur parasysh se cila parti vjen ne pushtet.
    Njerzit qe ne Shqiperi ishin diplomate te vertete, me merita dhe shume pervoje pune u flaken ne rrugen e madhe, sepse ishin komunist. Duke harruar nje te vertete, te cilen e di gjithe bota moderne, se diplomatet dhe agjentet ose jane pa parti ose punojne per cdo parti.
    Nuk eshte rastesi qe Shqiperia ndodhet e fundit ne cdo fushe, jo, vetem ne Evrope por edhe ne Ballkan. C’do gje qe u krijua ne 45 vite, u flake sa hap e mbyll syte per arsye se ishte komuniste. Diplomat, agjent, ushtarak, polic, mjek, mesues, inxhinjer e shume e shume te tjer, per te cilet ne sote kemi aq shume nevoj dhe nuk i gjejme. I kerkojme dhe i kujtojme vetem kur e shikojme qe nuk jemi te perfaqesuar denjesisht ne vendet e evropes dhe te ballkanit, i kerkojme kur Serbia sulmon Kosoven, i kerkojme kur permbytemi, i kerkojme kur siguria ne vend precipiton ne situata te tilla si ajo e 97-es, i kerkojme kur universitetet shqiptare kane harritur piken e vdekjes shkencore, i kerkojme kur duehet te bejme operacione te veshtira, i kerkojme kur duam te ndertojme puse nafte, diga, rruge, kanalizime etj. si keto. Ndoshta dikush do te mendoj, se kam shume nostalgji per komunizim. Deshiroj tju them nje te vertete historik. Mbasi gjermania e humbi luften e dyte boterore, u krijuan shume ligje te cilat e pengojne perseritjen e nje lufte te tille, u denuan shume te tjere dhe u varen shume ushtarake, qe ishin pergjegjes per masakrat e ndodhura. Por u vazhdua te punohej mbi te njejtat baza qe kishte ngritur Hitleri. Gjykatat, Administrata dhe Industria jo vetem nuk i la mbas dore menyrat efikase te punes qe ishin perfituar deri ne fundin e luftes, por i zhvilloi ato edhe me tej, dhe ne nje kohe mjaft te shkurter e rindertuan vendin e tyre dhe perjetuan ate qe quhet “Mrekullia e ekonomis gjermane”. Kurse ne Shqiperi puna 45-vjecare e nje populli te ter u flak tutje sikur te ishte vetem nje teser partie. Pa patur as respektin me te vogel per punen e perkushtuar te atyre njerzve, te cilet nuk punonin per partin por punonin per vendin dhe familjet e tyre. Kjo katastrof kombetare, qe ne e perligjem, duke e quajtur “demokraci”, do te na ndjek hap pas hapi si nje ogur i zi ne rrugen e veshtire per ndertimin e nje shteti demokratik.
    Me respekte!

    1. Para Laci says:

      Drejt ke fol, Rri shtrember.

    2. plaku i mocem says:

      Respekt edhe per ju i nderuar “Rri shtremer e fol drejt”.Kjo qe thoni ju eshte e verteta e madhe qe per 25 vjet u fsheh,u perdhunu,u deformua,u mallkua, u denua u deformua,u anatemua por kurre nuk u shua.Ne fjalen e popullit eshte “bere zullum” me djersen e shqiptareve qe e derdhen ate si lume per 45 vjet.Nuk di akoma se si ndihen zullumqaret.Kam respect per djersen e te gjitheve por edhe timen,si specialist prodhimi,e me pas si edukator ku ditet e diela pushim prane femijeve nuk i kalonin gishtat e duarve,dhe kur dita e punes ishte mbi 10 ore.Ne punuam keshtu se keshtu punuan me ne mesuesit tane qe na edukuan nga klasa e pare e deri sa filluam pune.Edhe nje here respect per ju,jete te qete e te gjate ne familjen tuaj.

    3. Titi says:

      Respekt per rri shtrember dhe fol drejt.cdo germe qe ke shkruar e vertete historike. Bravo

  6. hitler says:

    Kur te vije ajo dite do ti tregojme hahn dhe serbeve se kush jemi
    .FORCA UNITED STATE ALBANIA.

  7. shqiptari says:

    Jo Hani te vije por edhe gjithe Europa e zgjebosur ne duhet tu tregojme vendin ashtu sic na e bene ndyresirat,kriminelet e luftes dhe te mos llogarisim pasojat.Jane keto pak shanse qe na jepen te tregojme se e duam vendin tone.Rrofte Shqiperia me patriotet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje