Pas 2 muajve e gjysëm pushim, rikthehet sërisht spektakli dhe emocionet e “Uefa Champions League”, një nga kompeticionet më të rëndësishme Europiane.
Më 15 dhjetor në Nyon të Zvicrës 16 skuadrat e mbetura në këtë aktivitet mësuan fatin e mëtejshëm në lidhje me kundërshtarin e rradhës, duke filluar fazën më spektakolare të këtij kompeticioni.
Ekipet kanë pasur kohën e duhur për të pargatiur ndeshjet pasi gjëja më e rëndësishme është forma që lojtaët kanë për momentin. Të martën në mbrëmje luajnë katër skuadrat e para, PSG-CHELSEA dhe SHAKTAR-BAYERN I MYNIHUT. Përballja që spikat më shumë është ajo ndërmjet kampionëve të Francës, dhe angelzve të Chelseat, që do të luhet në kryeqytein Francez.
Favoritët kryesorë për të kaluar në fazën tjetër janë ekipi I drejtuar nga Jose Murinjo të cilët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë këtë sezon në “Premier League”, ku mbajnë edhe vëndin e parë në renditje.
Ndërkohë edhe ekipi I Psg-së I udhëhequr nga gjigandi suedez Ibrahimovic, kërkojnë që të hakmerren për eleminimin e vitit të kaluar ku “Blutë e Londrës’ I përmbysën rezultatin 3-1 që Parisi mori në shtëpi duke u mposhtur në “Stamford Bridge’ me shifrat 2-0.
Të dy trajnerët kanë në dispozicin të gjithë kontigjentin e lojtarëve, me Murinjon që do të ketë përballë katër ish lojtarë të tij Tiago Motta, David Luiz, Maxwell, dhe Zlatan Ibrahimovic, ndërkohë që në slumin e Chelseas rikthehet në fushën e lojës sulmuesi spanjoll Diego Kosta që mungoi në dy ndeshjet e rradhes që Chelsea kishte në Kupë dhe Kampionat kundër Liverpulit. Ndeshja do të luhet në orën 20:45.
Ndërkohë edhe takimi tjetër ndërmjet ukrainasve të Shaktahrit dhe Bayernit të Mynihut pritet të jetë një sfidë interesante.
Vëndasit që kryesojnë kampionatin vëndas do të kerkojnë maksimumin për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje. Vetë trjaneri Mircea Lucesku është shprehur në prag të kësaj përbllje se do të jetë një takim shumë I vështirë me Bayernin, që është favoriti kryesor për të kaluar për në fazën tjetër, por është dhe favoriti kryesor për të fituar trofeun e “Champions Leaguen”.
Ndërsa në kampin bavarez situata është më e qetë, pasi janë favoritët absolute për të fitaur takimin. Trajneri Spanjoll, Pep Guardiola, I ka këruar futbollistëve që të jenë të vëndshëm në fushën e blertë pasi Shaktari është një kundërshtar shumë I vështirë për tu mundur.
Kampionët në fuqi të Bundesligës, do të kenë në dispozicion të gjithë lojtarët, ku problem I vetëm qëndronte tek mesfushori Xabi Alonso, I cili është rikuperuar plotësisht.
Edhe ky takim do të luhet në orën 20:45 në Ukrainë në impiantin e “Lviv Arena”./f.b
te dhjefsha perkthimin