Shkodran Mustafi, mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e Valencias.
Paraqitjet e mira që mbrojtësi me orgjinë shqiptare, ka bërë me Valencian këtë sezon në “La Liga’’, ka bërë që skuadra gjermane e Borusia Dortmundit, të shfaq inters për 22-vjecarin.
Lajmi është bërë I ditur nga gazeta spanjolle që është pranë burimeve të ekipit të Valencias “SuperDeporte’’ e cila ka shkruar se trajneri I verdhezinjve, Jurgen Klop, e sheh Mustafin si zëvëndësuesin ideal të qëndërmrojtësit, Mats Humels, I cili edhe ky me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit.
Mustafi u transferua gjatë merkatos së verës së kaluar tek Valencia nga skuadra Italiane e Sampdorias me shifart 8 milionë euro.
Qëndërmbrojtësi fitoi menjëherë vëndin e titullarit tek Valencia, ku ka arritur të shënojë edhe tre gola këtë sezon.
Klauzola që ekipi I Valencias I ka vënë Mustafit është 50 milionë euro, por Dortmundi do të bëjë të pamundurën që në merkaton e verës së ardhshme ta afrojë në skuadër qëndërmbrojtësin, I cili u shpall Kampion Bote më kombëtaren Gjermane në “Brazil 2014”./f.b
Ec perpara Shkodran!