Deklarata e Arrigo Sakit në lidhje me praninë e lartë të lojtarëve me ngjyrë në ekipet e grupmoshave në Itali, ka ngritur një tymnajë të vërtetë polemikash edhe përtej kufijve të Gadishullit Apenin.
Pas legjendës angleze, Geri Lineker, i cili kritikoi ish- trajnerin, vjen një qëndrim i drejtëpërdrejtë nga kreu i insitucionit më të lartë të futbollit botëror, Sep Blater.
Presidenti i FIFA-s zgjodhi profilin e tij në Twitter për t’iu kundërpërgjigjur Sakit.
“Jam i shokuar nga fjalët e Sakit.
Krenaria dhe dinjiteti nuk janë çështje e ngjyrës së lëkurës.
Në futboll nuk ka vend për racizmin”, thekson i vendosur Blater, duke i dhënë një shuplakë ish- trajnerit të kombëtares së Italisë.
Deklarata e Sakit u bë menjëherë pas turneut të Viarexhios, sipas të cilit, prania e shumë të huajve në futbollin italian është e dëmshme.
Ai nënvizoi gjithashtu se klubet e të rinjve janë plot me lojtarë të huaj me ngjyrë.
Një qëndrim ky që nuk kaloi pa u vënë re.
Madje edhe agjenti Mino Raiola reagoi ashpër.
Çështja e të huajve me ngjyrë në futbollin italian është cilësuar si një pengesë edhe nga ish- drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi, i cili gjatë një interviste për Sport News, u shpreh se prania e tepruar e lojtarëve të huaj me ngjyrë në ekipet e grupmoshave, ndoshta mund të jetë një nga arsyet e krizës së futbollit italian.
sa behet llafe per te zinjte eshte shokuese kurse thirrjet ne stadium ne Beograd vritini shqiptaret nuk i degjuan dhe sipas tyre nuk kishte thirrje rraciste saki tha nje te vertete e keni degjenruar europen komplet ska jave apo muaj mos te ofendohen shqiptaret neper televizoionet e perednimore dhe kjo sipas tyre nuk eshte shokuese po vetem per te zinjte qenka shkouese
BLATER DHE PLATINI JANE PER NE BURG, PASI PO E KTHEJNE FUTBOLLIN NE NJE LAVATRICE TE MADHE PER PARATE E PISTA.
http://www.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/