Reali I Madridit, arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë në transfertë kundër Shalke 04, me rezultatin e pastër 2-0, duke hedhur një hap të sigurtë drejt cerekfinaleve.
Madrilenët shënuan nga një gol në cdo pjesë me anë të portugezit Kristiano Ronaldo, dhe mbrojtësit Marselo.
Pjesën e parë “Los Blankos” e mbyllën me rezultatin 1-0, ku tre herë fituesi I “Topit të Artë” Kristiano Ronaldo shënoi në minutën e 26- një gol të mrekullueshëm me kokë, pas krosimit të marrë nga Daniel Karvahal.
5-minuta para funit të pjesës së pare, Ronaldo I afrohet përsëri golit nga goditja e dënimit por portieri 19-vjecar I Shalkes, Timon, I mohon golin e dytë portugezit.
Pjesa e dytë është më e mirë për vëndasit që marrin kontrollin e lojës, duke rrezikuar portën e mbrojtuar nga kapiteni Iker Kasilias, për të shënuar të paktën një gol, gjë që nuk arrijnë ta realizojnë pasi në minutën e 75-të është tranversa që I mohon golin mefushorit Platten.
Reali nuk rrezikon më, dhe hidhet në sulm për të shënuar golin e dytë që e realizon me anë të brazilianit Marselo, për ta mbyllur përfundimisht takimin në shifart 2-0, duke hedhur një hap të sigurtë për në fazën e cerekfinaleve./f.b
O Totila, o benevreks