Skëndërbeu, Kukësi dhe Laci, janë tre skuadrat e para që kalojnë në gjysemfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kampionët në fuqi të vendit fituan me rezultatin 3-1, në Korcë përballë Flamurtarin.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Vlorë, korcarët nuk zhgënjyen në shtëpi, duke realizuar tre gola për të vulosur kualifikimin.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për vlonjatët ku në minutën e tretë shënuan shumë shpejt me anë të sulmuesit Buval por anullohet nga gjyqtari.
Vëndasit kundëpërgjigjen menjëherë me anë të Latifit por portieri Ilion Lika tregohet I saktë ne pritjen e tij. Goli për korcarët do të vinte në minutën e fundit të pjesës së parë nga mbrojtësi Tefik Osmani, duke shkuar në dhomat e zhveshje në avantazh.
Në pjesën e dytën Skëndërbeu dyfishon shifrat me anë të mesfusorit kosovar Bernard Berisha, I cili mer një assist perfekt ana e Gerhard Prognit.
Flamurtari do të shkurtonte difernecat në 2-1 duke shënuar me Hoxhën për të shpresuar tek kualifikimi, por euro goli I shënuar nga kapiteni Bledi Shkëmbi mbylli gjithcka, me Skëndërbeun që kalon në fazën tjetër dhe Flamurtarin që elemonohet duke synuar tashmë vetëm kampionatin për të siguruar të paktën një vënd që të con në kupat e Europës.
Në Lac ndodhi ajo që nuk pritjej, edhe pse ishte dicka që ishte e paralajmëruar më përpara. Kurbinasit arritën të përmbysnin fitoren e Partizanit të cilët fituan me shifrat 2-0, ndeshjen e parë, duke u përmbysur nga Laci me rezultatin 3-0.
Ekipi I drejtuar nga Armnado Cungu zhvilloi një lojë mjaft të mirë duke shënuar të dy golat në pjesën e dyte me anë të James dhe Cetkovic për ta cuar ndeshjen në kohën shtesë.
Në 30-minutat e kohës shtesë kurbinasit shënuan edhe golin e kulifikimit përsëri me sulmuesin malazez Cetkovic.
Në ndeshjen tjetër ndërmjet Kuksit dhe Vllaznisë, vëndasit arritën kualifikimin falë fitoreës së arritur në transfertë me rezultatin 2-0, pasi ndeshja në “Zeqir Ymeri” përfundoi në shifart e barabarta 0-0/f.b
Kupa e Shqiperise eshte kthyer ne kupen e malokeve dhe katunareve qe hane kernacka dhe ju duket vetja si Reali,ku po shkon o vendi im.
Fiton ai qe punon dhe stervitet per te fituar dhe jo ai qe hapet se eshte qytetar apo pale cfar i duket vetja dembela koti jane dhe pa vlera.