Prezantohet Vajushi: E kam ëndërruar një shans të tillë

19 Shkurt 2015, 10:42Sport TEMA

Armando Vajushi është prezantuar zyrtarsisht tek skuadra e tij më e re në Itali, Kievo.

Mesfushori shkodran, I përfaqësueses shqiptare ka bërë prezantimin e tij përpara mediave bashkë me lojtarin tjetër, Anderson, duke u shprehur shume I lumtur për këtë transferim .

Ai falenderoi skuadrën e Kievos, për këtë mundësi dhe familjen e tij, duke theksuar që e ëndërronte që fëmijë një mundësi të tillë.

” Falënderoj klubin Kievos, që më dha këtë mundësi. Unë jam këtu për të dhënë kontributin tim.

Çfarë lloj lojtari jam? Jam i shpejtë, Më pëlqen të dribloj dhe të bëjë asistime për shokët e mi. Duke luajtur kryesisht në të majtë, Gjithashtu mund të luaj edhe pas sulmuesit të parë.

Si fëmijë kam ëndërruar për të arritur një shans të tillë. Unë dua të falënderoj prindërit e mi të cilët më kanë ndihmuar gjithmonë për arritur këtë ëndërr.

Tani më takon mua për të treguar që e meritoj këtë mundësi.” U shpreh Vajushi I cili u transferua gjatë merkatos së janarit nga skuadra Bullgare e Liteksit, tek Kievo.

Vajushi do të mbajë të veshur fanellën me numrin 11./f.b

 

4 komente në “Prezantohet Vajushi: E kam ëndërruar një shans të tillë”

  1. TIFOZI says:

    Urime, dhe shume suksese per nje nder futbollistet me te talentuar qe ka Shqiperia. O sa mir me qen Shqiptar

  2. melo says:

    Bravo Mando, sa me lart shqiponjat.

  3. Edi says:

    Suksese Vajush …para Chievo !

  4. shkodrani says:

    Tash kena me bo tifo ene per chievon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje