Mesi i rilindur: Kalova një vit tepër të vështirë

19 Shkurt 2015, 15:11Sport TEMA

Te Barcelona gjithshka shkon ashtu sic duhet.

Blaugranat kanë gjetur marshin e fitoreve duke bindur në lojë.

Protagonist si gjithmonë në kampin katalanas është Lionel Mesi, që e ka nisur 2015 me ritëm golash.

Argjentinasi i gëzohet  momentit, ndërsa rrëfehet se vitin e kaluar performanca e tij është ndikuar edhe nga problemet që nuk kanë të bëjnë me futbollin:

“E vërteta është se këtë vit synoja që të filloja gjithshka në mënyrën më të mirë të mundshme.

E dija që nuk vija nga një vit i mirë, gjatë të cilit kalova shumë probleme, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës”.

Ylli argjentinas zbulon se ndryshimi i ka rrënjët edhe të dëshira e tij e pamatë për tu treguar të gjithëve se Mesi mbetet Mesi:

“Ishte një sfidë për mua që të ndryshoja gjithë imazhin që ishte krijuar në sezonin e kaluar dhe që të rikthehesha ai që kisha qenë më parë.

Ky ishte objektivi im dhe me këtë synim e nisa vitin”.

Për sa i përket aktualitetit te Barcelona, Mesi nuk mund të mos jetë i kënaqur:

“E vërteta është se jemi jashtëzakonisht mirë.

Për fat, pas ndeshjes me Real Sociedad, ku nuk e filluam mirë vitin, gjithshka ndryshoi.

Tani jemi në një tjetër dinamikë.

Ekipi ka shumë besim, ka ndryshuar sjelljen në fushë dhe ka më tepër dëshirë, dhe të gjitha këto kanë bërë që të jemi këtu ku jemi”.

Objektivat e Barcelonës nuk mund të ndryshojnë, janë gjithmonë maksimalë, por Mesi paralajmëron shokët e skuadrës për të qëndruar me këmbë në tokë:

“Deri tani nuk kemi fituar asgjë.

Mbetet edhe disa muaj kompeticion si në La Liga ashtu dhe në Champions dhe na duhet të hedhim hapin përfindimtar në finalen e Kupës.

Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes”.

Në fund edhe një koment për 1/8 e Champions League, ku Barcelona gjen përballë një kundërshtar të njohur.

“Na takoi Mançester Siti, si vitin e kaluar, dhe është një ekip i formuar me lojtarë të mëdhenj, kështu që do të jetë një përballje e dyfishtë shumë e vështirë.

Do të jetë një duel i ekuilibruar dhe detajet do të bëjnë diferencën, por do të jetë edhe një përballje e bukur, pasi Mançester Siti është përforcuar shumë”.

2 komente në “Mesi i rilindur: Kalova një vit tepër të vështirë”

  1. Iliri says:

    Ky eshte MBRETI o gazetar i temes qe je tifoz i penaldos

  2. komiti i maleve says:

    jam dakord qe frankistet e kane barcelonen armikun nr1 qe per mendimin tim sikur gjithe e kipi i barcelones te pesonte nje aksident vdekje-prures ,gjithe ekipi i relait se bashku me tifozet e tyre do te benin festen me te madhe te tyren per te gjitha koherat ,natyrisht jo hapur por ne shtepite e tyre .
    megjithate edhe pse barcelona ka marre 11 fitore rresht ne kete periudhe pas vitit te ri ,vetem 3 ndeshje per mua kane qene te forta ,dhe qe tee tria me atletikon ,nje ne la-lige dhye 2 ne kupen e frankos .
    i meshoj faktit se enrique ,pavaresisht suksesit te barces keto kohe ,ai,nuk eshte trajneri i duhur per te drejtuar barcelonen sepse nuk ka as kapacitetet teknike dhe as ato intelektuale per tiu pergjigjur senatoreve te barcelones ,
    me se shumti keto fitore jane frut i bashkepunimit ekipor dhe sidomos messi-xavi-iniesta -pique -neymar.
    barcelona dhe messi duhet ti tregojne opinionit sportiv boteror se ata jane me te vertete mire ,vetem kur te maren fitore me m,cityn ,jashte dhe brenda ,kur te rrahin celta vigon ,jashte ,realin brenda dhe mbas realit te jene minimalisht 2 pike perpara .
    vetem atehere une mund te them se barca ka hedhur nje hap drejt la-liges .
    por ne se ata pesojne nje barazim jashte me sevillen ose nje barazim apo humbje ne madrid me atletikon ,atehre ata nuk fitojne dot gje .
    ch-liga eshte e komplikuar sepse keto 20 vitet e fundit ne 15 raste e kane fituar ekipe qe nuk jane pare si pretendente .
    messi ne krahasim me ronalden ( ronalda eshte vite e vite larg messit ) ka inteligjencen e lindur sepse ai mendon me shpejt se te gjithe paraardhesit dhe bashkekohesit e tij dhe per pasoje ai vepron me shpejt .
    messi per mua e ben 100 metershin ne kufirin e 10 sekondave ,pra ai eshte nje bolt .
    e ndiqni ne aksion dhe do te bindeni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje