Neimar e përsërit: Mesi, më i mirë se Ronaldo

21 Shkurt 2015, 19:26Sport TEMA

Neimar nuk ka dyshim dhe nuk ngurron ta përsërisë.

Shoku i tij i skuadrës, Lionel Mesi, sipas Neimar është më i mirë se rivali i tij, fituesi i Topit të Artë, Kristiano Ronaldo.

Ky është sezoni i dytë që sulmuesi brazilian po luan përkrah Mesit në Kamp Nou dhe bashkëpunimi mes tyre ka qenë vecanërisht impresiv në ecurinë prej 11 fitoresh radhazi të katalanasve.

Seria e fitoreve të Barçës ka koinciduar me ringritjen e Lionel Mesit, që me këtë ritëm golash ka nisur për misionin për t’u rivlerësuar si futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht se Ronaldo u nderua në fillim të vitit për të dytën herë radhazi me Topin e Artë.

Neimar jo vetëm që beson se çmimi më prestigjioz individual shkoi për futbollistin e gabuar, por ai mendon se Mesi është futbollisti më i mirë që ai ka parë në fushën e futbollit në 23 vitet e fundit.

“Mesi është futbollisti më i madh që unë kam parë të luajë”, deklaroi Neimar, duke shtuar:

“Së bashku me Ronaldon ata janë më të mirët, por Leo është miku im, dhe për mua, ai është më i miri nga të dy”.

Neimar ndihet tashmë i qetësuar pas largimit të zërave se Mesi nuk të largohej dhe që aludonin madje edhe për një konflikt të hapur mes tij dhe trajnerit Luis Enrike, dhe ka hedhur vështrimin për të fituar gjithshka në Spanjë dhe në Europë këtë sezon.

“Shpresoj që ne të fitojmë La Ligan dhe Championsin”, deklaroi Neimar.

Kur u pyet se në cilin kompeticion dëshiron të triumfojë, përgjigja nuk mund të ishte vecse një: “Barca i kërkon të gjithë trofetë për të cilët garon”.

2 komente në “Neimar e përsërit: Mesi, më i mirë se Ronaldo”

  1. komiti i maleve says:

    mire mor neymar mire por sot u degjeneroi malaga ,si nuk patat turp .
    une kam shkruar jo me larg se dje dhe kam bere komentin tim mbi deklaratat e nje pispilluqi si iniesta i cili si kokosh pa pende deklaronte se ne sivjet nuk na ndale njeri .
    une kam bere komente ne disa te perditeshme per kete deklarate dhe kam thene se: sa here qe iniesta jep deklarate aq here rrihet barca ,e cuditeshme por kjo ka ndodhur si ne 2013;2014 dhe 2015 .
    ta gezoje reali la-ligen sa per merite te tij por dhe si “dhurate ” te barces .
    enrique ,e kam thene gjithashtu se pavaresisht fitoreve eshte si i semuri me kancer qe eshte i varur nga morfina .
    duhet te largohet nje ore dhe m epare se nuk ka as ide dhe as intelekt.

  2. Vlonjati 12 says:

    Keto lloj deklaratash jane krejt banale. Neimar, koleg me Mesin, nuk mund te flasi ndryshe. Do e merrja ne konsiderate nqs kete do ta thoshte dikush qe nuk ka “konflikt interesi”.
    Dje me Malagen Mesi ishte zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje